E Shtunë, 31 Tetor 2026

Treg "i mbytur" me parfume false

TIRANE - Kater persona u arrestuan dhe dy do te tjere do te ndiqen ne gjendje te lire per vepren penale te "tregtimit dhe transportimit te mallrave kontrabande". Genci Tifi, 37 vjec, Dritan Sula, 32 vjec, Saimir Guda, 21 vjec dhe Sotiraq Koci jane vene ne pranga nga Seksioni i Luftes Kunder Pastrimit te Parave dhe Krimit Ekonomiko-Financiar, nderkohe qe do te hetohen ne gjendje te lire Ali Dina dhe Lirim Caushaj. Personat e arrestuar jane kapur ne flagrance diten e djeshme ne rrugen "5 Maji" dhe ne tregun "Cam", pasi po tregtonin me etiketa te falsifikuara parfume te cilat kishin ardhur ne Shqiperi kontrabande. Tifit iu bllokuan 62 parfume, Sules 470 cope parfume te markave te ndryshme, Gudes iu kapen 146 parfume dhe Kocit 60 cope. Ndersa Dines dhe Caushajt iu sekuestruan perkatesisht 60 dhe 161 parfume me etiketa te ndryshme, te firmave "Hugo Boss", "Versace" etj. Te arrestuarit do te gjykohen per veprat penale te "tregtimit dhe transportimit te mallrave qe jane kontrabande", "ruajtjen apo depozitimin e mallrave kontrabande" dhe te "falsifikimit te vulave, stampave ose formulareve". E. Elezi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›