E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne pranga dy te rinj, akuzohen per vjedhje

SHKODER - Dy persona, te cilet ishin kthyer ne nje tmerr te banoreve jane vene ne pranga per vepren penale te "vjedhjes". Gjovalin Mali, vjec 18, dhe Shkelqim Hyseni, vjec 27, te dy lindur dhe banues ne fshatin Bardhaj, ne Shkoder jane vene dje ne pranga nga ana e seksionit te Luftes Kunder Krimeve te Prones, ne bashkepunim me forcat e Komisariatit Shkoder. Arrestimi i tyre u be pasi ata dyshohen te jene autoret e vjedhjes se ndodhur me date 21 shkurt te ketij viti ne nje banese ne fshatin Bardhaj. Po ne kete dite ata dyshohet te kene vjedhur edhe nje banese ne fshatin Broj, te Komunes Kelmend, ne Malesi te Madhe. Mali dhe Hyseni ishin ne vezhgim nga ana e policise, pasi dyshoj se ishin autore te disa grabitjeve ne kete zone. Materialet hetimore ne ngarkim te tyre i kaluan per hetime prokurorise se Shkodres, ndersa ne ngarkim te tyre rendon akuza e "vjedhjes se kryer ne bashkepunim".

R. Ll


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›