Rrihet dhe grabitet emigranti
Bardhyl Bejko
SARANDE - Sulmojne nje emigrant dhe i marrin gjithcka qe kishte me vete. Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Sarandes, kur kater te rinj kane sulmuar dhe kane grabitur me dhune, Enigert Qerretin. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne oren 17:00, kur kater te rinjte nga Berati, Durresi, Saranda pasi kane pare emigrantin, 25 vjec nga Karbunara e Vogel e Lushnjes qe kishte darkuar ne nje nga lokalet e qytetit ishte nisur drejt hotel "Gjikes" e kane ndjekur prapa deri sa ai eshte futur ne nje kthine mes banesave te lagjes nje, ku ndodhet edhe hoteli.
Pikerisht ketu, dy prej tyre, Dorian Zyka 24 vjec dhe Vilson Caushi 21 vjec, i jane hedhur persiper dhe pasi e kane rrahur me grushte e sende te forta e kane shtrire ne shesh. Dy te rinjte e tjere, Luan Zeka dhe Edmond Kena nga Durresi dhe Tepelena i kane vjedhur gjithcka qe kishte ne xhepa. Pasi i kane marre eurot dhe leket qe kishte me vete si dhe pasaporten per jashte shtetit me te cilen ai udhetonte per te shkuar si emigrant ne Greqi e kane goditur edhe disa here te tjera duke e kercenuar te mos denonconte se ndryshe e kishte pisk me ta.
"Une, - thote Qerreti, - isha duke shkuar ne hotel. Pasi qendrova ne nje lokal u nisa te kaloja naten. Ne mengjes do nisesha per ne Greqi. Kur u futa ne nje zone te erret me thirren disa te rinj. "Ej, shok, ku shkon?". Sa u ktheva nga ata per te pare kush me fliste, dy prej tyre mu turren dhe fillojne te me gjuajne duke me shkaktuar plage ne fytyre dhe ne trup. U gjakosa. Iu luta te mos me qellonin dhe u thash se mund t'ua jepja vet tere parate dhe telefonin. Une kisha me vete 100 euro dhe 80 mije lek shqiptare. Vetem te me jepnin pasaporten. Se nuk mund te udhetoja per jashte shtetit. Per parate do njoftoja kusheririn tim qe eshte gomist ne qytetin e Sarandes per te me dhene borxh ose do te merrja nga ndonje banke deri sa te mberrija ne Greqi", ka deklarua ai.
"Po agresoret jo vetem qe nuk u mjaftuan me rrahjen dhe vjedhjen, por edhe me ofendime dhe presione per te me marre jeten. Pasi me lane ne toke te shtrire i rrahur dhe i bastisur denoncova ne polici duke dhene edhe karakteristikat e kater grabitesve qe me vodhen dhe me torturuan. Kam qendruar ne polici deri sot ne mengjes. Tani mesova se jane ndaluar te kater agresoret dhe pres te ballafaqohem me para inspektoreve te policise kriminale. Nuk dua foto dhe me vjen turp qe prinderit e mi do mesojne kete lajm te hidhur nga gazetat. Une shyqyr qe shpetova se mundet ta kisha pesuar edhe me keq pasi ata ishin shume agresiv", ka deklaruar per "Koha Jone", emigranti nga Lushnja.
"Viktima ishte kercenuar te mos denonconte"
Policia sapo ka marre njoftimin ka nisur hetime. Shefi i sektorit te krimeve te renda prane komisariatit te Sarandes, Ilir Zhupa tha se, pasi morem njoftimin menjehere filluam nga verifikimi i kontingjenteve te policise. Fillimisht per kontingjentet nga qyteti. Me pas arritem pas shume kontrollesh gjate nates te evidentojme grabitesit dhe ti arrestojme. Tre prej tyre ne nje hotel punetoresh dhe njerin ne banese tij ne lagjen 4. Mbi ta rendon krimi i rende i vjedhjes me dhune ne bashkepunim. Ndaj viktimes vec vjedhjes, eshte perdorur dhune dhe presion per mos bere kallezim. Grabitja dhe rrahja e te riut emigrant nga Lushnja eshte rasti me i rende i ndodhur gjate ketij viti ne Sarande.