E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në pranga dy vjedhësit 17-vjeçarë të Krishtlindjeve

Pas serialit të vjedhjeve, në ditën e Krishtlindjeve, ka ardhur edhe veprimi i organeve të rendit ndaj grupeve të vjedhësve. Burime nga Komisariati i Policisë së Sarandës, bënë të ditur se ditën e djeshme ka rënë në pranga Geraldo Obnoza, banor i fshatit Gjashtë, ndërkohë që operacioni policor vazhdon për të prangosur edhe bashkëpunëtorët e tij në disa vjedhje, emrat e të cilëve, për arsye hetimi, nuk bëhen të ditur. Sipas policisë, ata dyshohet të jenë autorë të disa vjedhjeve të regjistruara në fshatrat Memoraq, Dhivër, Metoq etj. Me arrestimin e 17-vjeçarit Obnoza, është mundësuar edhe sekuestrimi i mjaft prej objekteve të vjedhura dhe punohet për grumbullimin e provave të tjera.
Po dje, është bërë arrestimi i Daniel Kamberllarit, gjithashtu 17 vjeç, me origjinë nga Pogradeci. Për të dyshohet se është autor i vjedhjes së një njësie tregtare në qytetin e Sarandës, të ndodhur më 22 dhjetor të këtij viti.

Tho.Ni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›