E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr me pistoleta dhe shkopinj bejsbolli, arrestohet një nga autorët

Policia e Korçës ka arrestuar një nga të rinjtë që qëlluan me armë në mes të qytetit për të plagosur një person për motive të dobëta. Policia thotë se është arrestuar një person i kërkuar, për të cilin një muaj më parë kishte dalë urdhri i ndalimit nga Prokuroria me akuzën vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim. Pas një operacioni të organizuar dhe finalizuar mëngjesin e ditës së premte, blutë e qytetit jugor, kanë ndaluar shtetasin R. Metko, 22 vjeç, nga qyteti i Korçës. Ndalimi i tij u krye pasi ky shtetas është konfliktuar me tre persona të tjerë para bashkisë së qytetit ku ka qëlluar me armë pistoletë në mjetin që lëviznin rivalët pas një sherri për një vajzë gjimnaziste. Në këtë ngjarje ka mbetur një person i plagosur si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, por mësohet se janë përdorur edhe sendeve të forta si shkopinj bejsbolli. Për këtë ngjarje të ndodhur rreth një muaj më parë përballë bashkisë së qytetit, policia arrestoi në kohë tre autorët, ndërsa ka vënë së fundi në pranga edhe njërin prej tyre me akuzën vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim, ndonëse në këtë ngjarje nuk pati viktima.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›