Thesari bllokon shpërblimet e punonjësve të bashkisë
Dega e thesarit ka bllokuar dhënien e shpërblimeve për afro një mijë punonjësit e administratës së bashkisë dhe ndërmarrjeve në varësi të saj. Të vetmin shpërblim që kanë marrë në këtë fundviti ata që janë të punësuar pranë institucionit të pushtetit vendor a ndërmarrjeve lokale ka qenë 9 mijë lekëshi i deklaruar nga Kryeministri Sali Berisha. Dega e Thesarit Durrës nuk ka lejuar kryerjen e asnjë veprimi financiar për Bashkinë e Durrësit, duke krijuar kështu probleme në dhënien e një stimuli për punonjësit e saj në këtë fundvit. Lajmi konfirmohet nga kryetari i bashkisë, Vangjush Dako, i cili thotë se me pagat nuk ka pasur probleme. Ndërkohë, punonjës të kontaktuar të administratës së tij thonë se dhe pagat nuk mund t‘i marrin paraprakisht siç është bërë më parë, por duhet të presin muajin janar.
v.q.