E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne pranga ish-deputeti i PD-se

Tirane - Arrestohet ish-deputeti i Partise Demokratike, Arben Lika. 40-vjecari u vu nen pranga diten e djeshme, pasi ishte shpallur ne kerkim per vepren penale te “mashtrimit me shume se nje here”. Kane qene specialistet e Luftes Kunder Pastrimit te Parave dhe Krimit Ekonomiko-Financiar, prane Policise se Tiranes, ne bashkepunim me Komisariatin e Policise Nr. 3 ne Tirane dhe Njesine Operacionale, ata te cilet mundesuan kapjen e Likes. Ish-deputeti, filloi te ndiqej dhe hetohej nga Antikrimi Ekonomik, pasi keta te fundit kishin informacione se 40-vjecari mashtronte qytetare te ndryshem, duke u premtuar viza per ne Gjermani, Itali, Angli e vende te tjera, kundrejt shumave te ndryshme eurosh. Lika, me banim ne Tirane, ishte denuar me 10 vjet burg nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane, me date 19 dhjetor 2006, nderkohe qe nje vit me pas Gjykata e Apelit e denoi me vendim te formes se prere me 6 vjet heqje lirie, me date 26 tetor te ketij viti. E.E

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›