Zjarri erdhi nga “Buda”
Zjarri i dyte brenda pak oresh, dje u shenua ne zonen e ish-Bllokut ne Tirane. Gjuhet e flakeve rane fillimisht ne pjesen e pasme te lokalit “Buda Bar”, si pasoje e marrjes flake te nje gjeneratori. Zjarri me pas rrezikoi te perfshinte nje pallat dhjetekatesh. Per afro tri ore, nga forcat e zjarrfikesve, policia dhe ato speciale u punua per qetesimin e situates. Nga renia e zjarrit fatmiresisht nuk pati deme ne njerez, ndonese 11 prej banoreve e punonjesve te policise u shoqeruan ne spital, pasi paten probleme me asfiksine. Njeri prej te demtuarve ka ngelur ne ashensorin e nderteses rreth 20 minuta, ndersa me pas eshte shoqeruar per ne spital per nje kontroll mjekesor. Zjarri arriti deri ne katin e 7-te te pallatit, duke djegur tendat e ballkoneve dhe perdet. Shkak i zjarrit mendohet te kete qene marrja flake e nje gjeneratori ne pjesen juglindore te pallatit, ne momentin qe nuk kishte energji elektrike dhe gjeneratori i vene ne pune ishte mbuluar nga letra. Pas shuarjes se zjarrit, tre persona u shoqeruan per ne komisariat per t’u pyetur ne lidhje me ngjarjen. Mat Durimi, 69 vjec, Elton Mera, 22 vjec, si dhe nje 32-vjecar, qe te tre me banim ne Tirane, u shoqeruan pasi dyshohet se jane personat qe mund te hedhin drite mbi renien e zjarrit. E.Elezi