E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piqet familja e bukepjekesit

TIRANE - Shkulte floket nga dhembja mes ulerimash dhe te qarash me ngasherim, ashtu sic qan nje femije. Eshte dashur forca e kater meshkujve te tjere, qe ta largonin Haxhi Gudajn nga trupat e karbonizuar te bashkeshortes 30-vjecare dhe tri vajzave te vogla qe jane asfiksuar dhe me pas djegur te gjalla. I kane dhene qetesues pafund per t’i qetesuar sadopak dhembjen qe ka ne shpirt. I ndjere ne faj qe vdekja i ka marre brenda pak castesh njerezit me te dashur, i pamundur per te ndryshuar fatin e kobshem te familjes se tij, ai nuk ka hezituar te shfaqe deshiren qe te vrase veten, per t’u bashkuar perjetesisht me gruan dhe vajzat. Haxhi Gudaj, i ardhur nga Gjakova ne Tirane rreth nje vit me pare, ka dale nga shtepia per te pire nje kafe me miqte sot, dhe do te udhetonte drejt vendlindjes bashke me familjen e tij, por nuk ka mundur te gjeje serish Sadeten, gruan e tij 30 vjece, dhe vajzat, Diellzen 10 vjece, Hajrijen 3 dhe Dafinen e vogel 1 vjece. Tragjedia me kater viktima ne familjen Gudaj erdhi si pasoje e nje zjarri. Ngjarja ndodhi ne oren 2.00 te dites se djeshme. Familja gjakovare gjeti vdekjen si pasoje e nje zjarri te shkaktuar nga nje rezistence per ngrohje, e harruar ndezur. Nena dhe tri vajzat e mitura kane qene ne gjume, kur mjeti ngrohes dogji fillimisht nje peshqir te lene aty afer per t’u thare. Rroba mori flake dhe me pas gjuhet e zjarrit jane bere te pakontrollueshme, duke djegur menjehere orendite e kuzhines, te cilat kane qene lehtesisht te ndezshme. Ngjarja e ndodhur ne rrugen “Komuna e Parisit” ne papafingon e nje pallati shtatekatesh, traumatizoi dje gjithe deshmitaret, ndersa ne apartamentin ku jetonin viktimat, nje ere e djegur mishi njeriu te zinte frymen. Familja Gudaj kishte ardhur nga fshati Gerqine i Gjakoves rreth nje vit me pare, ku kryefamiljari punonte si bukepjekes. E.Elezi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›