E perpin dheu babane e se zhdukures
Irena Vreto
KORCE - As qe ka pasur me kohe dje pasdite Kujtim Bregu, te mendoje per pengun e jetes se tij, vajzen, Meriten, te zhdukur qe prej 10 vitesh, kur ka ndjere mbi vete peshen e stermadhe te masivit te dheut qe e zuri poshte. Kujtimi po punonte per te hapur nje kanal kullues per ujitjen e qershive ne afersi te kishes se Shen Filipit, ne fshatin Dvoran te Korces, kur e perpiu dheu se bashku me 50-vjecarin Kasem Shameti. I ati i nje vajze te zhdukur plot 10 vite me pare, 60-vjecari Kujtim Bregu dhe 50-vjecari Kasem Shameti, po germonin me lopate dhe ekskavator, kur nje masiv i madh dheu preu fatalisht jetet e dy burrave, te cilet sipas banoreve te fshatit qe ndodhet 8 km larg Korces, “po kryenin punime ne nje vend te shenjte, ku nuk mund te behen nderhyje”, - thane menjehere pas tragjedise besetytet. Burrat po hapnin kanalin 8 metra te thelle, nderkohe qe paralel me ta punonte edhe nje ekskavator qe drejtohej nga Gjergji Shkembi, banor i po te njejtit fshat. Gjithe tragjedia ndodhi brenda pak sekondash, para syve te llahtarisur te ekskavatoristit, qe pa te vdisnin te gjalle dy bashkefshataret e tij. 30-vjecari ekskavatorist perfundoi i traumatizuar ne spital, per shkak te pamjes makabre qe iu shfaq para syve. Nderkohe, banore te fshatit dhe familjaret e viktimave rrembyen lopatat per te nxjerre nga masivi i dheut dy burrat. Germimi fatkeq per nxjerrjen e trupave vazhdoi pergjate gjithe pasdites, madje edhe kur terri mbuloi gjithcka. Kujtim Bregu eshte babai i dy vajzave dhe nje djali, ndersa Kasem Shameti i tre djemve dhe i nje vajze. Vetem rreth ores 19, u be e mundur qe te nxirreshin trupat e pajete nga masivi i dheut qe i kishte zene dhe te dergoheshin ne morg.
Kujtim Bregu eshte bere personazh i njohur televiziv nga emisioni “Njerez te humbur”, qe shfaqet cdo te shtune ne televizionin “Vizion plus”. Pothuajse cdo jave, per muaj te tere, Kujtim Bregu kerkonte te degjonte dhe te shikonte vajzen e vet, Merita Bregun, te zhdukur me 24 janar 1997. Rreth 9 vjet pasi ajo ishte zhdukur dhe nuk kishte asnje kontakt me familjen, ne zyrat e gjendjes civile paraqiten disa murgesha te Urdhrit Franceskan dhe kerkojne qe te nxjerrin disa dokumente per Meriten qe te merrte nje pasaporte. Kjo procedure u ndoq dy here. Pasi u mor pasaporta, policia hoqi nga lista e personave ne kerkim Meriten. Megjithate, vajza nuk ka kontaktuar asnjehere me familjen, nderkohe qe kjo e fundit asnjehere nuk reshti se kerkuari ate. Megjithese ne kushtet e nje varferie te skajshme, familja Bregu kreu vazhdimisht kerkime per vajzen edhe jashte Shqiperise, ne vendin fqinj, por kurre nuk mori ndonje pergjigje. Perballe tragjedise se djeshme, familjaret dhe nena e Merites i bene thirrje bijes se tyre, duke shpresuar qe ajo te jete prezente ne ceremonine mortore te babait te saj, qe aq shume e deshi dhe e kerkoi pafundesisht, cdo dite pas zhdukjes se saj, duke mos mundur ta perqafoje qofte dhe njehere te vetme.