Në pranga mashtruesit, mblidhnin taksa në lokale si punonjës të Ministrisë së Financave

Korçë, 27 gusht, NOA Tre persona nga Tirana janë arrestuar në qytetin e Korçës me akuzën për mashtrim. Duke paraqitur dokumente të falsifikuara sikur ishin punonjës së Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë, tre personat u vendosnin gjoba pronarëve të lokaleve duke u kërkuar të paguanin taksën, që ata e quanin për të drejtën e autorit dhe që vendosej në varësi të lokaleve.
Të arrestuarit janë; Ilir Muzhaqi 42 vjeç banues në lagjen nr. 54 rruga Siri Kodra Tiranë. Ben Gjika, 38 vjeç banues në lagjen nr. 3 rruga Ferit Xhajko në Tiranë dhe Aleks Uruçi, 40 vjeç banues në rrugën e Kavajës në Tiranë, raporton korrespodenti i Agjencsë NOA në Korçë.
Ndalimi i tre personave është bërë dje nga Policia e Korçës në operacionin e koduar. Mashtruesit e Ligjshëm.
Tre të arrestuarit kishin një aktivitet në Tiranë të quajtur SigShip, ndërsa në Korçë prezantoheshin si punonjës të Ministrisë se Financave dhe të Ekonomisë, duke u kërkuar administratorëve të disa lokaleve të paguanin taksën e veçantë. Ata i kërcënonin biznesmenët se do tu mbyllej aktiviteti nëse nuk paguan taksën.
Policia ka sekuestruar dhe një bllok me fatura
tatimore, dy blloqe me mandate arkëtimi
si dhe dy blloqe shënimesh ku ishin evidentuar subjektet që kishin rënë prehë e mashtrimit.
a.k/NOA