E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Ranllukë konfiskohen cigare e alkool të kontrbanduara

Prishtinë, 26 gusht - Në një aksion të organizuar në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, Dogana e Kosovës, nën monitorimin edhe të njësitëve të EULEX-it, në komunën e Ranillukut ka konfiskuar një sasi të cigareve dhe pijeve të ndryshme alkoolike.

Gjatë kontrollit të tri lokacioneve të dyshuara për posedim të produkteve të kontrabanduara në komunën e Ranilukut, Njësitet e Doganës kanë gjetur mallra të cilat ishin kontrabanduar.

Në bodrumin e njërit prej lokaleve të kontrolluara është hasur në një sasi të caktuar të birrave dhe të verave te pazhdoganuara, të cilat janë konfiskuar, po ashtu edhe një sasi të pijeve alkoolike “Rakija” që po ashtu janë konfiskuar nga lokali. Në të gjitha këto lokacione janë gjetur cigare pa banderola, respektivisht cigare të kontrabanduar.

Gjithsej gjatë operacionit janë konfiskuar: 4.400 copë cigare pa banderolë 381.5 litra birra dhe pije alkoholike te ndryshme.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedurat për kontrabandim me mallra.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›