E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohe një i dyshuar për vrasjen e Sejdi Hotit

Prizren, 26 gusht – Dhjetë ditë pas vrasjes së Sejdi Hotit, Policia e Kosovës, të enjten ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar për kryerjen e kësaj vrasje.

Hazir Berisha, zëdhënës i PK-së së Kosovës për rajonin e Prizrenit, në një konferencë shtypi ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari Cenë Daka.

Ai ka bërë të ditur se i dyshuari do të mbahet nën arrest policor për 48 orë, derisa të përgatitet lënda për prokuror për procedim të mëtutjeshëm të rastit.

Ndërkaq, zëdhënësi i PK-së ka bërë të ditur se policia ka intervistuar edhe një femër në lidhje me këtë rast, porse nuk kanë gjetur elemente për ta mbajtur nën arrest.

Ai nuk ka dashur të japë më shumë sqarime lidhje me këtë rast, duke thënë se kjo është çështje hetimesh që vazhdojnë në zbardhje të rastit.

“Të tjerat janë më tepër punë hetimore në lidhje me këtë rast”, ka deklaruar Berisha.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›