Operacioni Mëngjesi, arrestohen për trafik droge dhe armësh dy persona
Korçë, 27 gusht, NOA Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga Policia e Korçës nën akuzën për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëbajtje pa leje.
Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se të arrestuarit janë Vasfi Isufi, 45 vjeç banues në lagjen Nr. 6 në Korçë dhe Gjergji Ziu, 26 vjeç banues në lagjen Nr. 14 në Korçë.
Operacioni i koduar me emrin Mëngjesi është bërë orët e para të ditës së sotme.
Dy personat bënin shpërndarje të lëndëve narkotike të llojit heroinë dhe hashash në qytetin e Korçës, si dhe shitje të armëve luftarake, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA.
Atyre u është sekuestruar 1 kilogram e 853.6 gramë hashah, 34.4 gramë heroinë, 1 pistolete e llojit TT, 1 pistolete Bereta, 1 peshore elektronike dhe dy aparate celularë.
a.k/NOA