Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19 korrikut në Fushë Kosovë

Prishtinë, 26 gusht – Për vrasjën e Ramadan B., me shtetësi sllovene, që ka ndodhur më 19 korrik 2010, në Fushë Kosovë polici kishte identifikuar të dyshuarin. Ai ishte Driton Buqaj (35 vjeçar), nga Fushë Kosova.
Në ndërkohë, policia kishte pranuar informacione se i dyshuari për vrasje – Driton Buqaj mund të ndodhej në Republikën e Malit të Zi.
Pas kësaj kanë filluar kontaktet me zyrtarët policor të Malit të Zi dhe dje (25.08.2010) i njëjti është lokalizuar dhe arrestuar në Ulqin.
I dyshuari Buqaj (1973), nënshtetas amerikan, është depërtuar nga republika e Malit të Zi për në Republikën e Kosovës.
I dyshuari i arrestuar u është dorëzuar zyrtarëve policor të PK-së në pikë kalimin kufitar të Kullës dhe të njëjtit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.