E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne pretendojmë të jemi pronarë të tokës, ndërkohë që pronare është ajo

13-12-2011 / Nga Ndriçim Bytyçi

Nga Ndriçim Bytyçi
(Kryeinspektor Shtetëror i Mbrojtjes së Tokës, pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit)
 
Me “Ditën e Tokës” nuk nënkuptohet ditëlindja e saj, por dita e zgjedhur nga disa vende për të diskutuar problemet e saj. I pari që e hodhi këtë ide ka qenë Senatori G. Lord Nilson, me 1970. Me kalimin e viteve, numri i personave që i janë bashkangjitur fushatës në mbrojtje të planetit, ka ardhë në rritje. Sot, për shkak të ngrohjes globale, ky shqetësim është rritë ndjeshëm. Tashmë kjo ditë është kthyer në simbol, për t’i ndërgjegjësuar njerëzit dhe më shumë për rreziqet që i kanosën tokës, që në  të vërtetë, na kanosën ne të gjithëve, për arsyen e thjeshtë se ne pretendojmë të jemi pronarë të tokës, ndërkohë që pronare është ajo.
* * *
Hapja e tokave të reja në sistemin e centralizuar, në pyjet, livadhet dhe kullotat, përgjigjet sot me revanshin që i takon. Këto masive duket do të vonojnë shumë, për të mos thënë se ka pak shpresa që të rikthehet ekotipi ekzistues. Në këtë situatë, erozioni paraqitet i agravuar. Kofiecienti i rrjedhjes është i lartë me shumë pak tendencë ulje. Deri në  rikuperimin e situates, pritat malore do te ishin një zgjidhje jo vetëm emergjente por dhe efektive. Në qendrat e industrializuara, në sajë të efektit toksik të gazrave, bimësia pothuajse është eleminuar: Rrethinat e ish-Kombinatit metalurgjik të Elbasanit deri në Qafë Krrabë, shpatet përballë Uzinës së Acidit Sulfurik në Laç, e njëjta situatë në gjithë relievin që rrethon Uzinën e Bakrit në Shtiqën të Kukësit, etj.
Progresi i infrastrukturës rrugore ka bërë që sipërfaqet që shoqërojnë këtë infrastrukturë e kanë vështirë t’i rezistojne konvertimit të tyre në truall. Dinamika e lëvizjeve demografike ka qenë e madhe. Me këtë nënkuptojmë faktin që dendësia në pakësim e popullsisë në zonat që përbëjnë shqetësim dhe strukturat e moshave, kanë ndikimin e tyre jo të vogël, në aspektin e përkujdesjes për ruajtjen e biodiversitetit. Janë dhe shumë faktorë të tjerë, por duke menduar se janë njohur dhe trajtuar u ndalem vetem ne momentet e mesiperme. Gjatë gjithë periudhës së tranzicionit, nuk kanë munguar përpjekje nga qeveritë dhe instucionet ndërkombëtare për ta frenuar këtë situatë.
Kjo shprehet dhe në kompletimin e kudrit ligjor nga ku mund të veçojmë: Ligjin  Nr. 9244, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, datë 17.6.2004, i pasuar me VKM, Nr. 80, datë 28.01.2005, “Për përbërjen, mënyrat e funksionimit, detyrat dhe përgjegjësitë e strukturave shtetërore të mbrojtjes së tokës bujqësore”. Kjo bazë ligjore pothuajse e kompletuar ngarkon me detyra shumë aktorë përgjegjës, por në radhë të parë, struktura e pushtetit vendor duhet të kuptojë tashmë që nuk ka detyrë më parësore se mbrojtja e tokës, e territorit në të cilin ato funksionojnë.
* * *
Pjesa e sipërme e tokës (gjithmonë në kuptimin dhe kontekstin agronomik), horizonti A, ose nganjëherë emërtohet edhe horizonti humusor, përbën motorin ose lokomotivën e tokës ku dhe vendosen e ndodhin shumica e aktiviteteve biologjike. Megjithëse kjo shtresë edhe mund të rigjenerohet kur largohet, hiqet nga erozioni ose veprimtaritë humane, ku kuptohet se pjesa e potencialit ekologjik nuk do të jetë më, kjo rivendosje do të zgjasë qindra vite.
* * *
Për një fermer, apo kopshtar, tokë do të thotë një shtrese disa centimetërshe që i nevojitet atij për të ushqyer bimët e kopshtit të tij. Për një inxhinier,ndërtimi, toka është një pjesë që i kushton kohë për ta larguar duke qenë një material i paqëndrueshëm dhe jo i dëshirueshëm për planet e tij të zhvillimit. Për një gjeolog është shtresa e shkriftë që ka ardhur nga alterimi i shkëmbit amnor. Ne realitet të gjithë kanë të drejtë.
Toka është pjesa që merr fryme e planetit tonë, që ndikohet dhe është rezultat i shumë ndërveprimeve që ndodhin midis atmosferës, që diktohet nga klima dhe faktorë të tjerë të motit, nga biosfera (vegjetacioni për rreth duke përfshirë dhe aktivitetet dhe ndërhyrjet e njeriut, gjeosfera, shkëmbinjtë dhe sedimentet, etj). Përgjithësisht ekziston një definicion që pak a shumë i kënaq të gjithë: Toka është një material i shkriftë në sipërfaqe të globit që është e aftë për të suportuar jetën. Të gjitha këto atribute dhe funksione duhet të pranojmë se janë kuptuar dhe pranuar prej mijëvjeçarësh.
Toka përbën shtresën sipërfaqësore të planetit i formuar nga alterimi i shkëmbit dhe nga dekompozimi i bimëve dhe kafshëve. Toka përmban sasi që variojnë të lëndës organike (nga organizmat e gjalla dhe të vdekura), lëndë minerale që ushqejnë bimën. Në një analizë të një kampioni mesatar të kësaj shtrese janë 45 % lëndë minerale (jo organike), 25 % ujë, lagështi, 25 % ajër dhe rreth 4 % lëndë organike. Tekstura formohet nga raporti i grimcave me madhësi të ndryshme siç janë rëra, lymi dhe argjila. Proceset natyrale do të kërkonin më shumë se 500 vjet për të formuar jo më shumë se dy centimetra të kësaj shtrese. Krimbat e tokës duke dixhestuar lëndën organike, jo vetëm riciklojnë lëndët ushqimore, por në të njetën kohë e pasurojnë atë. Rrënjët e bimëve duke shkriftuar tokën lejojnë penetrimin e oksigjenit. Në të njëjtën kohë, ato preventivojnë erozionin. Parandalon ndotjen e ujrave nëntokësore (ku rikuperimi do të ishte i pamundur) duke magazinuar deri 3,750 ton ujë për hektar. Kjo shtresë toke ka kapacitetin të mbajë deri 20 % të karbonit të prodhuar nga veprimtaritë humane dhe që është destinuar të emetohet në atmosferë. Dhe nuk është i rastësishëm proverbi afrikan i urtësisë që thotë “Mos trashëgo tokë nga babai, por merre me qera nga djali”.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›