E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në pritje të një rruge prej 12 vjetësh

27/02/2009  Vetëm emri të tregon që aty kalon një rrugë, e cila ngjan më tepër me një shteg dhie

Ikën e erdhën 5 kryebashkiakë me premtimin që do u lehtësonin jetën banorëve

GJIROKASTER- Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme gjendja vazhdon të rëndohet edhe më tej, ndërsa rreth 20 familje janë të detyruar të përshkojnë një shteg, ku siç shprehen vetë nuk mund të nxjerrin as të vdekurin, për të shkuar në shtëpitë e tyre.

Rruga

Njëri prej segmenteve lidhës të lagjes “Palorto” në qytetin e Gjirokastrës mban emrin “Ramadan Mane”, por vetëm ky emërtim tregon që aty ka një rrugë, pasi përshtypja që të krijohet është ajo e një shtegu ku vetëm dhitë mund të ngjiten.

Në këtë zonë banojnë rreth 20 familje me një numër të madh personash të moshuar, të cilat janë të detyruar ta përshkojnë këtë rrugë disa herë në ditë për të përfunduar punët e tyre.

Një monopat i gjarpëruar, vende-vende, i shtruar me gurë të rrallë, me disa shkallë dhe i rrethuar nga çdo anë nga mbetjet urbane të hedhura aty. Kjo është pamja e kësaj rruge dhe sikur të mos mjaftonin këto, ujërat e zeza të dala në sipërfaqe kalojnë mbi tubacionin e ujit të pijshëm, duke e rënduar edhe më tej këtë lagje të vogël.

Vetëm kafshët mund ta kalojnë me lehtësi këtë rrugicë, ndërsa nuk bëhet fjalë që në raste emergjencash të ndryshme të mbërrijë ambulance apo zjarrfikësja. Prej më shumë se 12 vitesh kjo rrugë ndodhet në këtë gjendje dhe askush nuk ka ndërhyrë në të, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të banorëve.

Banorët

Në mënyrë të vazhdueshme ua parashtrojnë kërkesën e tyre më emergjente drejtuesve të pushtetit lokal, por pa mundur të zgjidhin asgjë. “Kemi 12 vjet që kërkojmë të na rregullohet rruga. Janë ndërruar pesë kryetarë bashkie dhe asnjëri nuk na ka zgjidhur asgjë. Na thonë më vonë, më vonë, por asgjë nuk po shohim. Të vdesë njeri nuk nxjerrim dot arkivolin prej këtej dhe jo më të mendojmë që po ra zjarr në ndonjërën prej shtëpive të vijë zjarrfikësja apo ambulanca për të sëmurë. Duam zgjidhje urgjente se nuk kalojmë dot ditën dhe jo më natën”, është shprehur Vilson Memushi, njëri prej banorëve.

Të njëjtin shqetësim mbartin të gjithë banorët e rreth 20 familjeve që jetojnë në këtë pjesë të lagjes “Palorto”. “Gjendja e rrugës është skandaloze, por askush nuk është kujtuar ta përmirësojë. Këtu jetojnë edhe shumë të moshuar. Veç të tjerash ujërat e zeza mbi sipërfaqe janë mbi tubacionin e ujit që pimë dhe kemi merak mos hapet ndonjë epidemi”, shton më tej banori Xhaferr Zeko. Sipas kryebashkiakut Flamur Bime, “Në buxhetin e ri të bashkisë është parashikuar një fond i veçantë për të investuar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, sidomos në disa rrugica që ndodhen pranë zonës muzeal”. “Gjendja e rrugës është skandaloze, por askush nuk është kujtuar ta përmirësojë. Këtu jetojnë edhe shumë të moshuar. Veç të tjerash ujërat e zeza mbi sipërfaqe janë mbi tubacionin e ujit që pimë dhe kemi merak mos hapet ndonjë epidemi”, shton më tej banori Xhaferr Zeko. Duke qenë se është edhe një ndër rrugicat lidhëse të pjesës së poshtme të lagjes “Palorto” me shtëpinë e Zekatëve, ndodh që kjo rrugë të frekuentohet edhe nga turistë të huaj dhe banorët shprehen se ndihen të turpëruar nga ky fakt.

BASHKIA

Lidhur me këtë problem, kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime, pohoi se “shqetësimi i ngritur nga banorët është marrë seriozisht nga njësia vendore dhe shpresoj se gjatë këtij viti, pas miratimit të buxhetit të ri të bashkisë, shumë shpejt kjo rrugë do të ndryshoj krejtësisht. “Në buxhetin e ri të bashkisë është parashikuar një fond i veçantë për të investuar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, sidomos në disa rrugica që ndodhen pranë zonës muzeal”, thotë kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime, dy herë i mandatuar nga gjirokastritët. Ndërkohë qytetarët vazhdojnë të shpresojnë se një ditë do u duhet të kryejnë punët e tyre të përditshme pa bezdisjen e madhe të kapërcimit të shtigjeve dhe rrugëve të vështira. “Gjendja e rrugës është skandaloze, por askush nuk është kujtuar ta përmirësojë. Këtu jetojnë edhe shumë të moshuar. Veç të tjerash ujërat e zeza mbi sipërfaqe janë mbi tubacionin e ujit që pimë dhe kemi merak mos hapet ndonjë epidemi”, shton më tej banori Xhaferr Zeko.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›