E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerikanët hetim 19 mijë llogarive

27/02/2009  Prokurorët federalë hetojnë në sekretet e bankave zvicerane. Mediat paralajmërojnë surpriza

Politikanët shqiptarë shpesh kanë hedhur akuza të ndërsjellta për fshehje të parave në Zvicër

Banka më e madhe zvicerane USB, i ka lejuar prokurorëve federalë amerikanë të verifikojnë 19 mijë llogaritë bankare që gjenden në këtë bankë. Lajmi bëhet i ditur nga faqja e të përditshmes rumune “Cotidianul” (“E përditshmja”) ëëë.cotidianul.ro. Sipas këtij lajmi, është hera e parë që depërtohet në sekretet bankare zvicerane. Sipas lajmit, vlerësohet se fitorja është e madhe, sepse në vijim të kësaj marrëveshjeje, punonjësit e Internal Revenue Service (Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme), pjesë e Departamentit Amerikan të Thesarit, mund të shohin të ardhura të paktën në shumën 20 miliardë dollarë, si dhe të krijojnë një precedent. E përditshmja rumune “Cotidianul”, lajmin e publikuar e vlerëson në atë që i prek drejtpërdrejt, pasi mund të hidhet dritë mbi misterin lidhur me llogaritë sekrete të ish-diktatorit komunist Nikolae Çaushesku, që përbën një diskutim shumë të vjetër në vendin e Karpateve. Ndërsa edhe në Shqipëri mund të shuhen thashethemet se politikanët fshehin llogaritë e tyre bankare në Zvicrës, thashethem i dalë nga vetë akuzat që ata i kanë bërë njeri-tjetrit.

IRS është një zyrë e Departamentit Amerikan të Thesarit dhe një nga më efiçentet në botë për administrativin e taksave. Në faqen zyrtare të internetit, ëëë.irs.gov, thuhet se në vitin 2004 IRS ka arritur të mbledhë mbi 2 trilionë dollarë nga të ardhurat dhe procedoi me mbi 224 milionë kthime taksash. Misioni i IRS-së është t’u krijojë taksapaguesve amerikanë shërbimet më të mira, duke i ndihmuar ata të kuptojnë dhe të përmbushin përgjegjësitë e tyre të taksave, si dhe të zbatojë ligjin për taksat me integritet dhe në mënyrë të barabartë për të gjithë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›