Limaj: Kemi qeveri të brishtë, Thaci përgjegjës
PRISHTINË- “Kemi një koalicion të brishtë dhe për këtë përgjegjësia bie mbi kryeministrin”. Kështu ka deklaruar ish-ministri i Transportit, Fatmir Limaj, në një intervistë për televizionin publik të Kosovës. Ai ka vlerësuar se qeveria është e stërngarkuar dhe joefikase. Limaj ka lëshuar kritika për disa nga dikasterët kryesorë, duke i akuzuar ato për keq-qeverisje. “Na duhen njohjet, por kjo nuk eshte nevoja e vetme. Ne duhet të krijojmë imazhin e mirë të shtetit dhe të perdorim diasporen në Europë dhe SHBA. Po ashtu duhet të perdorim bizneset për lobim”,,- ka thënë më tej Limaj.
Ndërkohë, ai është shprehur se ka fryrje të posteve ministrore. “Kemi shembull pesë zëvendëskryeministra dhe mendoj se kjo është e tepërt. Neve nuk na duhen gjithë ky numër, për më tepër mendoj se nuk ka ndarje adekuate të kompetencave”,- ka thënë Limaj.
Ish-ministri i Transporteve ka kritikuar gjithashtu edhe sektorin e ekonomisë. Sipas tij, nuk ka një politikë dhe strategji të qartë për zhvillim ekonomik. Sa i përket luftimit të korrupsionit, Limaj është shprehur se Qeveria nuk mund ta luftojë e vetme korrupsionin, por të gjithë duhet ta ndihmojnë betejën kundër kësaj dukurie. Ai është shprehur se nuk është bërë sa duhet në këtë drejtim.
(el.me/News24/BalkanWeb)