Barak ne SHBA bisedime per programin berthamor te Iranit
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak ndodhet në Shtetet e Bashkuara për bisedime me shefin e Pentagonit, Leon Panetta në lidhje me Iranin dhe programin e tij bërthamor dhe me zyrtare te tjere te shtetit. Bisedimet pritet te perqendrohen ne ndihme e shteteve te bashkuara ndaj izraelit , ne sistemin e mbrojtjes raketore. SHBA ka premtuar $ 680 milion dollare m per te ndihmuar izrelin net re vitet e ardhme per te paguar pajisjen si pjese e shumes prek 3 miliard dollaresh ne ndihma ushtarake deri ne vitin 2013. Kjo vizitë vjen në një kohë, kur i dërguari i Ëashingtonit në Tel Aviv, Dan Shapiro tha se ekzistojnë plane për të sulmuar Iranin në rast se masat e tjera dështojnë në ndaljen e tij nga zhvillimi i armëve bërthamore. Më herët, presidenti Obama e kishte mohuar një mundësi të tillë, mirëpo Shapiro tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë se diplomacia dhe sanksionet ta bindin Teheranin të heqë dorë, nderkohe qe opsioni ushtarak ishte gati. Bisedimet mes dy zyrtarëve të lartë pritet të fokusohen edhe në ceshtje te tjera . ndersa Ehug Barak gjithashtu pritet te takohet me sekretaren amerikane te shtetit Hilary Clinton dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Tom Donilon