E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Në programin tim më shumë mundësi argëtimi për fëmijët e kryeqyteti”

18-04-2011 / Gazeta 55

Dafina “rrëmben” për një orë Bashën nga fushata. Kandidati për Kryebashkiak shoqëron vajzën në Teatrin e Kukullave


Lulzim Basha është shkëputur dje paradite për një orë nga fushata zgjedhore duke iu përkushtuar vajzës së tij Dafina, e cila ndoqi teatrin “Mamadhia dhe 7 kecat” në Teatrin e Kukullave të Tiranës. Angazhimi në fushatën elektorale nuk e ka penguar kandidatin për kryetar të Bashkisë së Tiranës, të kryejë edhe detyrimet e tij si prind. E ndërsa mundësia në Tiranë për të kaluar disa orë ndryshe me familjen dhe veçanërisht me fëmijët është e kufizuar, Basha së bashku me bashkëshorten Aurela, kanë shoqëruar Dafinën në teatrin e vetëm të kukullave në kryeqytet. Së bashku ata kanë shijuar shfaqen “Mamadhia dhe 7 kecat”. Kjo mundësi e vetme ku fëmijët mund të shohin teatër, që ka një kapacitet shumë të vogël për mijëra fëmijët e kryeqytetit, është dhe një apel për zotin Basha për të përcaktuar në programin e tij më shumë mundësi argëtimi për fëmijët e të gjitha moshave.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›