E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lulzim Basha: Brenda vitit të parë të mandatit do hapen 10 mijë vende të reja pune

18-04-2011 / Gazeta 55

Basha prezanton te njësia bashkiake nr 7 kandidatin e Aleancës për Qytetarin”, Krenar Alimehmeti


“Brenda vitit të parë të mandatit të tij, kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha parashikon hapjen e 10 mijë vendeve të reja pune”. Përveç politikave fiskale, ndërtimi i infrastrukturës, si Unaza e Madhe, punësimi do të jetë primar, ka thënë Basha duke prezantuar kandidati për njësinë bashkiake numër 7, Krenar Alimehmeti. Le të fillojmë nga puna. Aty ku dhimbja është më e madhe, dhe nevoja më e prekshme. Prandaj do ta fillojmë me punësimin”- tha Basha duke deklaruar se kishte një plan konkret dhe serioz. “Parashikoj që nëpërmjet stimujve fiskalë që do të vijnë, punëdhënësve në këtë qytet ti kthehen vetëm brenda 6 muajve të parë fonde të mjaftueshme për të hapur 4 mijë vende të reja pune”- tha Basha. Ai premtoi gjithashtu se brenda “tre mujorit të parë si kryetar i bashkisë së Tiranës do të firmosë fondin e zhvillimit të biznesit i cili me një kapital prej 2 mln eurosh por me një impakt kreditues prej 20 mln euro do të bëjë të mundur që brenda 12 muajve të parë hapjen e 6 mijë vendeve të tjera pune”. Ai gjithashtu premtoi se për mbrojtjen e konsumatorëve do të ngrejë një agjenci të veçantë pranë bashkisë së Tiranës si dhe do të ulë taksat për të normalizuar çmimet.


Basha: Vende të reja parkimi dhe ulje taksash për taksitë


Të jesh taksist në Tiranë është një punë vërtetë e lodhshme. Vështirësitë shtohen për shkak se Bashkia nuk ofron asnjë lehtësi, ndërkohë që ajo vjel taksat. Lulzim Basha ka takuar dje një përfaqësi të taksistëve në Tiranë, dhe u ka shpjeguar planin që ai ka për shërbimin që ata ofrojnë në qytet. Kandidati për kryebashkiak u premtoi taksistëve shtim të vendeve të dedikuara për taksitë si dhe mos-lejim të zënies së këtyre vendeve nga makina të tjera. Gjithashtu, Basha u premtoi taksistëve lehtësi fiskale, pra ulje të taksave që ata i paguajnë Bashkisë. Në vëmendjen e kandidatit për kryebashkiak është edhe fakti se shërbimin e taksisë ushtrojnë në qytet edhe persona të palicensuar, çka dëmton konkurrencën dhe tregun.


Shqetësimi/Qytetarët e Tiranës ngrejnë zërin për një sërë problematikash


Qytetarët e Tiranës ngrejnë zërin për një sërë problematikash, të cilat prej vitesh nuk kanë marrë përgjigje nga Bashkia e Tiranës, dhe aq më pak zgjidhje. Mungesa e ndriçimit në lagjet dhe rrugët e qytetit është njëra prej tyre. Tirana vijon të mbetet në errësirë, ndërkohë që “faji” mbetet jetim, një fushë shahu për aksidentet e shumta dhe hajdutët.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›