E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në raportin e auditimit për MASHT-in, një varg keqmenaxhimesh

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë nuk po del të jetë planifikuese e mirë e buxhetit të saj.

Ministria e Arsimit nuk merret as me planifikimin e shpërndarjes së teksteve shkollore, por këtë e bëjnë dy shtëpitë botuese me të cilat ka nënshkruar kontratë pune kjo ministri, e që janë shtëpia botuese “Libri Shkollor” dhe “Dukagjini”. Kështu thuhet në raportimin e auditimit të pasqyrave financiare të Ministrisë së Arsimit për vitin 2012, ku shprehen një varg keqmenaxhimesh të kësaj ministrie, transmeton KTV.

Raporti i auditorit po ashtu tregon se ministria nuk ka depo të veten për ruajtjen e teksteve të tepruara dhe evidencën për to e mbajnë shtëpitë botuese, e jo Ministria si kontraktuese. Sipas Sadriut, planifikimi i buxhetit nuk ka qenë aspak i drejtë. Sipas raportit të auditimit prej vitit 2009 deri në vitin 2013, mjete të ndara për tekste shkollor mbërrijnë shifrën prej 10 milionë e 284 mijë e 500 euro, ndërsa kjo Ministri i ka harxhuar 31 milionë e 787 mijë e 496 euro, që i bie 20 milionë euro të harxhuara më shumë.

Këto shifra këshilltari politik në Ministrinë e Arsimit, Ragip Gjoshi, i ka arsyetuar me kthim të borxheve që i kanë pasur ndaj shtëpive botuese./indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›