Asfaltimi i një rrugë në fshatin Prugovc, shkak i përleshjes mes banorëve

Asfaltimi i një rrugë në fshatin Prugovc ka shkaktuar përleshje mes banorëve. Familjet Dragusha e Konjuhi nuk po bien në ujdi për vijat e ndërtimit të rrugës.
Për shkak të përleshjeve të tyre janë ndalur punimet dhe është dashur edhe intervenimi i policisë. Naimi që u akuzua se po e do asfaltin kapur me murin e tij, thotë se kjo nuk është arsye e kundërshtimit të tij, transmeton KTV.
Fajin kryesor për këtë përleshje, sipas kryeplakut, e ka drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Ridvan Shahini. Zyrtarë komunalë kanë thënë se pa u marrë vesh banorët mes vete ata nuk e shtrojnë rrugën, por kur kjo do të ndodhë, atëherë ajo do ndërtohet sipas projektit që është ashtu siç duan familja Dragusha./Indeksonline/