E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje udhetim ne Sarande, torture per parkimin



Saranda ka mungese te parkingjeve, jo vetem ne periudha piku, kur qyteti trefishohet dhe numri i automejeteve arrin deri ne 30 mije, por edhe ne periudha me te qeta. I konceptuar si nje qytet i vogel, qe per 20 vjet eshte zgjeruar dhe numri i banoreve eshte shtuar me kalimin e viteve, ka bere qe periudha e pushimeve te kesaj Vere te shnderrohet ne nje torture te vertete per tere ata pushues apo vizitore e turiste, qe vijne me nje automjet. Ne mungese te parkingjeve, sheshi qendror i qytetit eshte kthyer ne parkim te mjeteve, ku gjate veres nuk mund te qendrojne njerezit, pasi sheshin e zene pikerisht keto mjete. Pothuajse cdo dite dhe me teper ne mbremje, ky shesh mbushet nga autovetura te ndryshme, ndersa trafiku qe krijohet mbetet nje problem me vete. Vargu i mejeteve eshte nje torture e vertete per te gjithe pushuesit, numri i te cileve shkon ne 50 mije vete cdo dite. Por pervec sheshit qendror te qytetit te Sarandes, edhe Bulevardi apo zona para pontilit, eshte vendi ku ndalen automjetet. Parkingjet publike jane nje “molle e ndaluar” per tere ata qe duan te zene nje vend qofte edhe per nje nate. Ne mungese te tyre pushesit detyrohen te qendrojne shume larg dhe te zene vende ne parkingjet private, ku paguajne qofte edhe per nje ore. Po edhe keto jane te pamjaftueshme. Ne mungese te tyre drejtuesit e automjeteve shume here jane te detyruar te lene mjetet e tyre edhe jashte qytetit, ose te porosisin nje vend me pare, duke derguar dike qe ta zere. Jo rralle zenkat per nje shesh pushimi jane te shpeshta dhe me pasoja, pasi per zgjidhjen e tyre nderhyn deri edhe policia, e cila ka shtuar edhe patrullimet gjate ketij sezoni. Tortura per nje vend parkim eshte trondistese edhe per faktin se jo vetem sot, por edhe ne te ardhmen sheshet e parkimit te mjeteve jane te pamundura. Nuk ka asnje meter truall te lire, asnje plan prespektiv i autoriteteve vendore per te zgjidhur kete ceshtje. Shumica e hoteleve nuk kane parkim, ndersa keto e kane shnderruar parkimin ne nje “molle sherri” per te gjithe ata qe duan te qendrojne ne qytetin e Sarandes. Vec te tjerash mungesa e parkimit eshte nje minus qe ndikon edhe ne shtimin e pushuesve dhe atyre qe duan te vijne ne kete zone te lakmuar. Nje mungese e tille sipas pushuesve kerkon nje zgjidhje urgjente, pasi ndryshe nuk mund te flitet per plazhe elitare dhe turizem te kohes.

Bardhyl Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›