E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkim me dinamit, nje i vdekur

Sarande-Gjuetia me dinamit e peshkut ne detin Jon u ka kushtuar shtrenjte dy personave diten e djeshme. Nje i vdekur dhe nje tjeter i plagosur eshte bilanci i ngjarjes se rende qe ka tronditur qytetin e Sarandes. Shperthimi fatal eshte degjuar ne gjirin e Kakomese, mbreme rreth ores 19:00. Menjehere ne telefon eshte marre salla operative qe njoftohej per viktima, ndersa ne spital perfunduan dy persona. Burime zyrtare te policise se Sarandes bene te ditur per gazeten se Kostandin Duka, nga fshati Shenvasil, 50 vjec, ka marre plage te renda ne tere pjeset e trupit dhe ka mberritur ne urgjencen e spitalit i vdekur. Bashke me te eshte sjelle nga banore te zones prane edhe shoku i tij, Fotaq Lapa, 50 vjec, banor i qytetit te Sarandes. Burime nga spitali thane se ai eshte ne gjendje kritike per jeten. Duke pare se plaget e marra nga dinamiti rrezikonin jeten e 50-vjecarit, eshte kerkuar nje helikopter dhe pas disa minutash i plagosuri rende eshte nisur per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Gjuetia me tritol ne kushte te erresires se plote larg qytetit ka shkaktuar ne disa minuta nje te vdekur dhe nje te plagosur rende per shkak te nje pakujdesie. Burime te policise thane se behet fjale per nje sasi prej 200 gr eksplozivi.

B. Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›