Ne rrugen drejt nje shteti kleptokrat
Ne cfare eshte shkruar e folur ne 20 vitet e post-diktatures nder fjalet me frekuence me te larte besoj se eshte fjala demokraci e degezimet e tjera te saj. Pas vendosjes se demokracise ne rrugen e saj transformimet demokratike tubim demokratik demokratizim fitore e demokracise qeveri demokratike zgjedhje demokratike e shume kombinime te tjera paharruar edhe vjedhje demokratike e pushtetit demokratik kane ekzaltuar jo pak elektoratin edhe pse ato kane percuar semantikisht mesazhe boshe e mashtruese te artikuluaka nga goja e te perkedhelurve te ish-diktatures.
Pa shume nevoje per komente e argumente te cilat fatmiresisht nuk kane munguar e vazhdojne te tregtohen me shumice ne rrjetet shoqerore te sotme ne keto 20 vite te shkuara ne nuk kemi pasur as demokraci as republike as monarki dhe as theokraci. Duke qene se e kemi shume te veshtire te paren cdo opsion tjeter i mbetur do te ishte shume here me i mire se sa cfare ne kemi sot.
Shembulli me i fresket me zv.kryeministrin qe realisht nuk duhet te cudise askend eshte vetem nje prove me shume se si pushteti i sotem vazhdon te shfrytezoje korrupsionin qeveritar per te zgjeruar pasurimin personal dhe pushtetin politik te horrave te veshur me kostum e kollare qe mbushin kabinetin qeveritar te dale nga zgjedhjet e fundit thjesht si produkt i pazarlleqeve te peshtira e skenareve te ndertuar nga kasnecet e Berishes qe kane lobuar e vazhdojne te lobojne ne emer te tij kleptokracine e djeshme dhe te sotme.
Kleptokraci apo neo-kleptokraci - mund ta quajme si te duam - nuk perben ndonje ndryshim.
Te dyja format ne gjuhen e thjeshte jane as me shume e as me pak sundim i hajduterise dhe hajduteve qe si dje ne kohen e Nanos dhe sot ne vitet e Berishes e zhvaten Shqiperine pasurite e resurset ekonomike te saj fondet publike e shteterore e cdo gje tjeter qe ju takonte shumices se popullsise e jane kthyer sot ne nje kamorre te re ne anen tone te Adriatikut.
A perben rasti i Metes nje sensacion I tille mund te jete per median nisur nga natyra e saj por kurrsesi per kedo qe ndjek sado pak me vemendje metamorfozen dhe evoluimin e kultures politike ne Shqiperi e cila gradualisht ka konverguar ne krijimin e atij mjedisi social ku te gjithe qeverisemi nga hajdutet ku qeveria ben cdo perpjekje per te transferuar leke dhe pushtet nga shumica ne duart e disa individeve si dhe ku nje lloj klase e re sunduese e perbere nga keta individe kane uzurpuar lirine drejtesine sovranitetin dhe te gjitha te drejtat e tjera demokratike duke ja mohuar ato shumices se popullsise.
Vete thirrja dhe bashkimi i LSI-se ne koalicionin qeverises tregoi qe ne diten e pare se cfare fshihej pas tij dhe si ishte projektuar ne labirinthet ku vetem minjte e gjirizeve mund te futen. Nese pati ndonje qe vertet besoi ne nje koalicion te tille ishte ose miopi politike ose thjesht shpelarje e trurit nga ideologjia dhe militantizmi partiak. Ne kete sens problemi me i madh nuk qendron tek korrupsioni dhe vagabondizmi i Metes.
Te tille ka pasur dhe do te kete jo pak per aq kohe sa ne do te vazhdojme konsolidimin e kleptokracise. Nese nuk kemi sy te shohim qe shoqeria jone po kthehet ne nje shoqeri kleptokratike do te thote qe ndergjegjja qytetare dhe civilizimi i shoqerise jane rrenuar aq shume sa e ben mjaft te veshtire rikuperimin e tyre.
Nese nuk shohim korrupsionin vertikal qe fillon nga maja e pushtetit e zbret poshte tek qytetari i thjeshte nese nuk ndjejme ate qeveri jo legale qe qeveris me duart e qeverise se zgjedhur nga populli nese nuk shijojme frutet e zhvillimit ekonomik te vendit jo sipas ligjeve por sipas epsheve personale te atyre qe kane celesin e parave nese nuk marrim eren e flladit ter mafies qe kontrollon gjithcka sot ne Shqiperi nuk mund te fajesojme askend pse jemi pa shqisat e domosdoshme per te perceptuar te pakten empirikisht se per ku jemi nisur e si do te perfundojme.
Por nese keto te fundit i kemi por jane atrofizuar aq shume sa nuk na ben me pershtypje asgje qe ndodh rrotull nesh do te thote ate qe shume te tjere e kane thene me pare qe ne kemi marre vetem ate qe meritojme.
E si gjithmone ne keto vite te gjithe kthejme syte nga drejtesia. Meta vullnetarisht pranon te lere imunitetin e ti dorezohet prokurorise. Ai nuk le pushtetin sepse e di mire qe vetem nepermjet tij ai mund te kontrolloje edhe prokurorine edhe gjykatat edhe pafajesine e tij. Ai ka shume e shume shembuj te tjere.
Meta e di qe rrotat e mekanizmit te drejtesise jane aq te ndryshkura sa pothuaj e kane te pamundur levizjen. Ai e di qe ne fund te fundit korrupsioni i tij do te mbyllet duke fajesuar disa prokurore apo gjykates edhe pse nuk do te jete aspak faji i tyre.
I gjithe sistemi shteteror dhe institucionet e rendesishme te tij jane mberthyer ne daren e nje grupi individesh qe kontrollojne gjithcka dhe ku media e vetme e ka tejet te veshtire te permbyse situaten.
Shume politikane ndodhen ne xhepat e konkurrenteve te medhenj te cilet zgjerojne pushtetin e tyre ndersa te varfrit rriten numerikisht duke sjelle me vete edhe rrenimin moral te zonave urbane te shoqerise.
Perfundimisht drejtesia eshte nje shaka edhe pse mjaft e hidhur ne realitetin e sotem. Ne kushtet e kleptokracise mposhtja e krimit politik dhe ekonomik nga institucionet e shtetit eshte teresisht e pamundur.
Per tu rifutur ne rrugen e demokracise se vertete hapi i pare i domosdoshem jane zgjedhjet e parakohshme. Opozita nuk duhet te prese me u sorollate ne zgjedhjen e alternativave. Ajo duhet te kerkoje me force kthimin e legjimitetit te pushtetit si nje nga shtyllat themelore te shtetit. Nuk ka rendesi nese vjen ajo ne pushtet apo ndonje force tjeter politike.
E pare ne interesin e pergjithshem e rendesishme eshte qe pushteti i cdo lloj ngjyre te kete autorizimin legal te sovranit popull per te qeverisur. Vetem nje gje e tille mund te krijoje kushtet e duhura qe njerezit e thjeshte te marrin ligjin ne duart e tyre. Jo cdo prokuror mund te blihet jo cdo gjyqtar mund te shitet.
Por veprimtaria e tyre varet nga komforti qe ata marrin nga shoqeria dhe shteti. Duhet te kuptojme sa nuk eshte akoma shume vone - me horra nuk ndertohet shteti dhe demokracia. Me ata vetem konsolidohet kleptokracia