Berisha largohu se paku per mbesat e nipat e tu
Pas vdekjes se Luigjit 13 kuroren e trashegoi Luigji 14 atehere 5 vjec. Luigji 14 drejtoi Francen per 54 vjet 1661-1715. Gjate sundimit te tij ne France lulezoi absolutizmi dhe ai u quajt mbreti diell. Ai thoshte se shteti jam une. Ndaj kur themi iku shteti ngeli mbreti te shkon mendja te Luigji 14. E njejta gje po perseritet ne Shqiperi sot me kete ne krye te qeverise qe thote une jam dielli per Shqiperine.
Ne fakt ai eshte nje nate me shi ku hena ka humbur. Ky mendim per Sali Berishen me ka ardhur menjehere pas tragjedise se Gerdecit. Drejtesia per kete tragjedi akoma nuk eshte vendosur. Nuk dihet akoma se kur do te vendoset. Me pas erdhen permbytjet ne Shkoder...
Kjo qeveri e cila te vret te permbyt te vjedh kushedi se sa gjera te tjera mund te beje nese lejohet te vazhdoje.
Sali Berisha shumica e shqiptareve te cilet ti sot i ke bere te heshtin si dikur nuk te duan dhe mezi presin te ikesh. Mund te insistosh duke thene se te duhet qare halli se Shqiperia ka pune te veshtira per te bere se shqiptaret eshte veshtire ti qeverisesh etj. Jo Punet e Shqiperise nuk jane as te veshtira as te pamundura jane thjesht pune.
Te veshtira punet i ben ti dhe te ngjashmit qe mban perreth ju qe punet i pengoni duke i mbeshtjelle me lyren e injorances dhe misterin e fatalitetit.
Sot Shqiperia nuk eshte ajo e nje shekulli me pare sic te duket ty. Shqiptaret kane bere mjaftueshem rruge drejt qyteterimit dhe iluminimit. Ti je i paafte dhe mendjemadh llafazan dhe genjeshtar i merzitshem dhe i padurueshem i frikshem dhe i ankthshem i demshem dhe i rrezikshem E ke mbytur Shqiperine me hajdutllek dhe kriza.
Prandaj nuk po permbahem kur po i shkruaje keto fjale. Ti je genjeshtar i madh Ne tere gjestet e tua prej karagjozi nuk le rast te te iki pa lene te kuptohet se je lider historik demek nga ata qe bejne pune te medha e qe mbeten me shekuj Nuk je lider fare e jo me historik Sot Shqiperia dhe shqiptaret mund te qeverisen fare mire me modesti me dituri dhe ligje pune dhe perkushtim.
Ti je i prapambetur i tepert i panevojshem. Ti e ke katandisur Shqiperine si nje i semure i cili jeton me ilace dhe eshte buze varrit. Sali Berisha ti duhet te largohesh. Leri niperit dhe mbesat e tua te jetojne te qete ne nje vend qe eshte i lire e i zhvilluar
SHENIM Autori eshte vellai i Erison Durdes 7-vjecarit qe gjeti vdekjen ne Gerdec. Vete Geraldo ka punuar ne Fabriken e Vdekjes per disa kohe por u largua per shkak se nisi shkollen. Ai ka punuar ne Gerdec kur ishte 14 vjec