E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhixho: Grupet kriminale të Ramës dhunuan LSI-në

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, tha se protestuesit kanë pasur edhe armë të ftohta duke kërcënuar aktivistët e LSI-së.

“Kjo shfaqje rrugaçërore e inskenuar dhe organizuar nga grupet kriminale të drejtuara nga Edi Rama, e përforcon akoma edhe me shume besimin tonë se lufta që është duke u zhvilluar sot midis LSI dhe Edi Rames është një lufte midis shtetit ligjor dhe klaneve kriminale”, tha ajo.

Sipas saj, akte të tilla vandalizmi të inskenuara dhe drejtuara nga Edi Rama, “jo vetëm që nuk na stepin në punën tonë për t’ju shërbyer me mire qytetareve dhe për të forcuar shtetin ligjor, por përkundrazi, na inkurajojnë qe te shtojmë edhe me shume ritmin e pandalshëm të punës së LSI për të qenë më pranë qytetareve te ndershëm”./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-13 16:07
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›