E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në shitje filmi pornografik i Marilyn Monroe

Nga Express më 21 korrik 2011 në ora 11:55

Një filmim pornografik ku protagoniste është Marilyn Monroe, do të vihet në ankand më 7 gusht, në Buenos Aires të Argjentinës.

Çmimi nga ku fillon ankandi është prej 350 mijë euro.

“Duke ditur që Marilyn Monroe ka shumë fansa të çmendur, mendoj se çmimi që mund të arrijë mund të jetë deri në 700 mijë euro”, ka thënë përgjegjësi i këtij ankandi.

Filmimi, i cili është bardh e zi është bërë në vitin 1946, kur Marilyn ishte vetëm 21 vjeçe.

Një tjetër filmim i saj pornografik, rreth 15 minuta, pa zë, është shitur në vitin 2008 me një shumë prej 1.5 milionë dollarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›