Vlorë, muzeu i pavarësisë me 'fytyrë' të re në 100 vjetor
VLORË- Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në qytetin e Vlorës në 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare do të ketë një ‘fytyrë’ ndryshe.
Mjediset e këtij institucioni do të rikonceptohen duke shfrytëzuar maksimalisht hapësirën e brendshme dhe duke zhvendosur jashtë godinës aktuale zyrat e administratës së këtij objekti me vlera historike dhe arkitekturore.
“Në kuadrin e përgatitjeve për 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, është hartuar një projekt, që synon shkëputjen e pjesës së administratës nga ndërtesa e këtij muzeu, gjë që do të krijojë hapësira të reja dhe një simbolikë tjetër për raportet historike me ato aktuale”- deklaroi drejtori i muzeut, Agron Shehu.
Për këtë arsye, përmes projektit është propozuar në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, që në territorin e muzeut të ndërtohen mjedise shtesë, ku do të funksionojë administrata.
Në këtë mënyrë, jo vetëm që do të krijohet një hapësirë tjetër brenda godinës për ridimensionimin e përmbajtjes së saj, por edhe simbolikisht, do të ndahen vlerat historike nga pjesa administrative.
Godina ku është vendosur muzeu kombëtar i shpalljes së Pavarësisë në qytetin e Vlorës është ndërtuar në shekullin XIX.
(atsh/BalkanWeb)