Në shpëtimin e dinjitetit
Disa media vizive e cilësuan dje si një surprizë tërheqjen e Xhezair Zaganjorit nga kandidatura e artikuluar në mënyrë të njëanshme prej Partisë Demokratike...
33 (më saktë: prej Sali Berishës) për postin e Presidentit të Republikës. Nëse mund të përbëjë vërtet surprizë apo jo ky akt i një juristi të njohur, do të isha i gatshëm që të përfshihesha në një debat me shumë nga ata që edhe publikisht i lëshojnë fjalët, pa e vrarë mendjen një çikë për kuptimin e tyre dhe për faktet që përcjellin kronikën apo lajmin. A nuk qe vetë Zaganjori ai që ishte shprehur përpara kamerave dhe mikrofonave, se do të parapëlqente që për postin e Kreut të Shtetit të merrte edhe pëlqimin e opozitës? Pra, kur dje u duk fare qartë që edhe nëse zgjidhej sforcueshëm në votimin e katërt apo të pestë me një shumicë aspak të cilësuar votash të mazhorancës parlamentare, këtej e tutje figura dhe aktet e tij do të ishin më së paku të paragjykuara dhe të pambështetura gjerësisht.
Por nejse, pikërisht vetëdija civile e tij shfaqi haptazi një përpjekje personale për të vënë në vend dinjitetin vetjak dhe, ajo që është akoma më e rëndësishme, për t’i hapur rrugën shpëtimit të dinjitetit të të gjithë shtetasve shqiptarë, të cilët aspirojnë të respektohen reciprokisht nga të gjitha kombet e qytetëruara. Kjo, përballë e përkundër delireve dhe delikteve të kryeministrit Berisha, që vazhdimisht ka tentuar t’i përqendrojë tërë pushtetet institucionale në duart apo grushtet e veta. Dhe, në vazhdë të të tillave bëma, të mbulonte më së fundmi plotësisht nën sqetullën e tij edhe kreun e piramidës shtetërore, i cili sipas Kushtetutës sonë parashikohet që të përfaqësojë unitetin e popullit.
Në këtë mënyrë, ky kryeministër ka tentuar dhe tenton haptazi të nëpërkëmbë, në radhë të parë, dinjitetin e tërë bashkëqytetarëve të tij, duke vendosur në këtë rrafsh, fare pa skrupull, madje edhe si pikë referimi, atë të një figure të diskredituar një herë e mirë, që e ka emrin Jozefina Topalli, e cila siç deklamoi Berisha po dje në Parlament, “në vetëdijen e tij më të thellë na paskërka përfaqësuar dhe na përfaqësokërka këtë vend në mënyrën më dinjitoze”(?!). S’ka dyshim që edhe ky perceptim ka shërbyer për t’u dhënë shtysë shumë shkeljeve zyrtare të kësaj zonje, të vërtetuara veçanërisht gjatë legjislaturës në vazhdim dhe që nuk u kanë shpëtuar as vërejtjeve të bëra në Raportin e Komisionit Europian (publikuar më 8 nëntor 2010), me anë të të cilit i refuzohej Shqipërisë për herë të parë statusi i Shtetit kandidat për në BE. Citoj nga ky Raport: “Pozicioni i kryetarit të Kuvendit është keqpërdorur, në veçanti duke ushtruar ndikim disproporcional në vendosjen e një agjende legjislative afatshkurtër, ndryshe nga vendimet e përbashkëta të Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare” etj.
Tërheqja e Zaganjorit i priu po dje edhe një interviste vajtuese të bashkëpunëtorit tjetër të ngushtë të kryeministrit uzurpator, liderit të LSI–së, që e ka emrin Ilir Meta, i cili nga iniciator i një mundësie konsensuale praktike mazhorancë-opozitë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, me hir a me pahir degjeneroi vetëm brenda pak ditësh në frenues të këtij procesi. Dhe, pas qaravitjesh për demek humbjen e rastit nga opozita për miratimin e Zaganjorit, nisi t’i binte gjoksit që Presidentin do ta zgjidhnin patjetër në votimin e katërt në Parlament, sepse, - siç u shpreh dy herë në atë intervistë, – “Parlamenti është sovrani”. Kështu pra, në vijim të një pajtimi disavjeçar, pothuajse të plotë, me deliret dhe deliktet e Berishës, ai ende nuk e paska ngulitur, se edhe në demokracitë përfaqësuese sovrani nuk janë deputetët, por populli. Në rastin tonë është ai, që tek e fundit ka miratuar me referendum të përgjithshëm më 1998-ën Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duke e vështruar dhe konceptuar Presidentin e Republikës në pozicionin mbi palët dhe jashtë tyre, si përfaqësues të unitetit të vet. Të pohosh ndryshe, që një pushtetar t’i japë vetes rolin e sovranit, sigurisht që është një tentativë e egër, por e dështuar, për të nëpërkëmbur dinjitetin e popullit, dinjitetin e çdo shtetasi shqiptar.
Për dijeni të ca e cave, të cilët dashkan t’i ngjajnë asaj bretkosës që donte të bëhej buall, por edhe për kureshtje të lexuesve, ndoshta nuk do t’u hanim kohë të vinim në dukje, se në përpjekje për të definuar atë çka është njeriu, qysh prej disa dekadash shumë sociologë dhe juristë, veçanërisht ata amerikanë A. Inkeles dhe D.M. Smith kanë pranuar që element kyç në këtë definicion është vetëdija dhe respekti mbi dinjitetin e të tjerëve. Ky përcaktim, fillimisht ka qenë konsideruar si befasues, po të kujtohej që në mjaft studime shoqërore, sidomos te ato nën ndikimin e autorit të famshëm në këtë fushë, B.F. Skiner vihej në pikëpyetje dobia teorike dhe praktike e nocionit ‘dinjitet njerëzor’. Megjithatë, e kuptueshme është që ky nocion bëhet shprehje stereotipe pas shkeljes së të drejtave të njeriut. Për këtë, shembuj tipikë janë përmbajtjet e nenit 1 të Kushtetutës gjermane dhe e nenit 41 të asaj italiane, të miratuara menjëherë pas Luftës II Botërore, sikurse edhe kushtetutat e Greqisë, Spanjës dhe Portugalisë, të miratuara pas përmbysjes së juntave ushtarake në mesin e viteve ’70-të. Po kështu, nocioni ‘dinjitet njerëzor’ zuri vend edhe në kushtetutat e reja të Shteteve të Europës Qendrore dhe Lindore, pas rrëzimit të Murit të Berlinit. Midis tyre, nuk mund të mos përmendim edhe Ligjin tonë Themelor (1998), të cilin Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij atëherë, pas dështimeve të trishta të tyre u përbetuan publikisht që nuk do ta njihnin. Pikërisht në një nga nenet e para të saj (neni 3), ky nocion është vendosur në një radhë dhe në një rrafsh me tiparet moderne të shtetit dhe me karakteristikat themelore të tij, që më së pari duhen respektuar e mbrojtur.
Dhe, nuk mund të ndodhë ndryshe, aq më tepër që një fenomen apo një prirje e tillë ekziston në rrafsh ndërkombëtar, qysh me Deklaratën e ILO–s të miratuar në Filadelfia më 1944, me Kartën e Kombeve të Bashkuara të miratuar më 1945, me Kushtetutën e UNESKO–s të aprovuar menjëherë pas Luftës II Botërore, me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut më 1948, me Paktin Ndërkombëtar të të Drejtave Civile e Politike (1966) dhe me Paktin Ndërkombëtar të të Drejtave Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (1966). Në bazë dhe në frymë të formulimeve të këtyre dokumenteve, termi ‘dinjiteti imanent i njeriut’ është bërë tipar themelor i shumë instrumenteve normative të së drejtës ndërkombëtare, si në sistemin global, edhe në ato rajonale. Në teorinë e së drejtës tashmë vlerësohet që termat e veçantë mund të luajnë rol si parime dhe rregulla në rendin ligjor. Për rrjedhojë, termi ‘dinjitet njerëzor’ përmbush dy funksione bazike normative. Si parim – ai tregon qëllimin aksiologjik të tërë sistemit ndërkombëtar dhe nacional të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe imponon zgjidhje normative, që ndihmojnë implementimin optimal të tyre. Si rregull – ky term është direktivë specifike për interpretim. Kurse në rast dyshimi, interpretimi bëhet zakonisht në bazë të lokucionit latin “In dubio dignitate”.
Të gjitha organizatat ndërkombëtare, me në krye OKB– në, ushtrojnë veprimtari me rëndësi të veçantë në këtë fushë. Ndërsa, duke iu referuar të drejtës institucionale të Bashkimit Europian, vlerat e përbashkëta të tij, të cilave u paraprin shprehimisht mbrojtja e dinjitetit njerëzor, më tepër se sa objektiva të thjeshta politike janë parime juridike të detyrueshme. Prandaj respektimi i këtyre vlerave është përcaktuar dhe konsiderohet edhe si një nga tre kushtet kryesore për aderimin e Shteteve Ekstrakomunitare në Bashkimin Europian. Në këtë kuadër, 12 prioritetet e listuara në Marrëveshjen e nënshkruar midis Shqipërisë dhe BE–së në nëntorin e vitit të kaluar, pikërisht këtë parashikojnë. Dhe, në këtë optikë, zgjedhja konsensuale, e pakontestueshme dhe e gjithëpranuar e Presidentit të Republikës si përfaqësues i unitetit të popullit jo vetëm që do të aplikonte një parim themelor juspridencial, por do të krijonte mundësinë që mbi këtë kriter të hartohej e miratohej sa më shpejt, për shembull, reforma zgjedhore, zbatimi rigoroz i së cilës të përmbushë të drejtën e qytetarit shqiptar për votime të lira dhe të ndershme, sepse vetëm kështu respektohet dinjiteti i tij. Mbi këtë kriter të hartohej dhe miratohej sa më shpejt, gjithashtu, reforma parlamentare, zbatimi korrekt i së cilës t’i përgjigjej funksionimit më të mirë të Kuvendit dhe dhënies opozitës, në hapësirat institucionale të tij, vendin që i takon në mbrojtje të dinjitetit të elektoratit që e ka zgjedhur etj, etj.
Përndryshe, me hilera dhe kërcënime në favor të vazhdimit të efekteve të një pushteti personal apo të një kaste të caktuar politike, që e vështrojnë qytetarin si një mjet i thjeshtë fitimi dhe të cilin mund ta përdorin si të duan, nuk do të bënte gjë tjetër veçse të vështrohej shoqëria shqiptare nga vendet e zhvilluara si një relike e së shkuarës. Për këtë arsye, makineria moderne institucionale që aplikon Bashkimi Europian do ta detyronte këtë që të ngrinte së paku për pesë vjet të tjera dhënien Shtetit tonë të statusit të kandidatit për në BE. Gjë kjo, që sigurisht nuk u përgjigjet interesave dhe aspiratave të një populli të tërë, por vetëm disa uzurpuesve që e kanë shkaktuar dhe s’reshtin së shkaktuari këtë gjendje, e cila ngushtësisht u intereson këtyre individëve dhe vetëm atyre.