E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, rrëmbehet mesfushori nigerian Kristian Obodo

ITALI- Mesfushori nigerian i Udinezes, që këtë vit kaloi tek Leçe, Kristian Obodo është rrëmbyer ndërsa ndodhej përpara Kishës së qytetit të tij. Lajmi raportohet nga mediat italiane, sipas së cilave lojtari i Peruxhas dhe Fiorentinës ndodhej pranë qytetit Warri, në Juglindje të Nigerisë. 

Duke iu referuar burimeve lokale, e përditshmja Corriere della Serra, raporton se Obodo është rrethuar nga persona të armatosur që e kanë detyruar të dalë nga makina e tij. Besohet se 28-vjecari ndiqej që një natë më parë. “Po shkonte në Kishë me të njëjtën makinë që të premten kishte qënë në diskotekë”- ka thënë një polic nigerian. Sipas të kunatit te lojtarit, pengmarresit tashme kane kerkuar nje shperblim prej 150 mije euro.
(e.m/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›