SHBA, departamentii Shtetit: Terrorizmipo ringjallet në Greqi
UASHINGTON- Departamenti amerikan i Shtetit paralajmëron për ringjallje të terrorizmit në Greqi, njofton agjencia greke e lajmeve, ANA-MPA.
Sipas kësaj të fundit, në një raport të diplomacisë amerikane theksohet se terrorizmi i brendshëm në Greqi u rrit dukshëm në vitin 2009, pas demonstrantave masive të dhjetorit të vitit 2008.
Në dokument theksohet se vitin e kaluar janë regjistruar mbi 430 raste që preknin sigurinë e Greqisë, edhe pse ato janë përcaktuar si incidente.
Rastet përfshijnë ndezje dhe sulme me mjete shpërthyese dhe përdorimin e armëve të kalibrit të vogël dhe granatave të dorës.
Numri i këtyre sulmeve është më i madhi i regjistruar gjatë 20 viteve të fundit.
Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, ekstremistët gjithnjë e më shumë zgjedhin si objektiv kompani dhe institucione të sigurisë, ndërsa gjatë sulmeve përdoren më shumë armë sesa më parë.
(atsh/BalkanWeb)