Bullgari, mbylletplazhi radioaktiv
SOFJE - Një plazh në në gjirin Vromos, afër Cernomorecit në Bullgari, u mbyll dje për shkak të shtimit të radioaktivitetit. Ndotja u shkaktua nga derdhja e ujërave të ndotura nga një minierë e mbyllur në afërsi. Vendimin për mbyllje e bëri të ditur shefi i qarkut, Konstantin Grebenarov, pas publikimit të hulumtimeve të Agjencisë së Mjedisit, të Ministrisë bullgare për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ujërave, sipas të cilave plazhi është radioaktiv dhe i rrezikshëm për turistët.
(GSH/BalkanWeb)
(GSH/BalkanWeb)