Në shtëpinë e Gisele-s, gruas më të bukur në botë
Kur Gisele Bundchen hyn në një supermarket të Los Anxhelosit dhe ecën duke parë me kujdes frutat dhe perimet mbi banak, nën shoqërinë e bashkëshortit të ri, Tom, është e qartë se ka ndodhur apokalipsi. Modelja më e paguar në botë, që sipas "Forbes" në vitin 2008 ka fituar plot 35 milionë dollarë, është edhe mbretëresha e librit të rekordeve "Guinness". Biseda e saj për çmimin e lartë të lulelakrave është një imazh që shkon kundër atij që meshkujt anekënd botës kanë pasur për të. Pikërisht fakti se Gisele Bundchen është martuar, përbën një lloj tragjedie për miliona adhurues në gjithë botën. Gisele tani nuk është më e disponueshme për askënd. Në fakt, për të kaluar nga faza e një vajze të thjeshtë te gruaja e sportistit më të mirë të Amerikës, Gisele-s iu deshën plot dhjetë vjet. Vogëlushja braziliane, që kishte gjithmonë ëndërr të bëhej një volejbolliste e zonja, kaloi çdo kufi të mundshëm, fitoi çdo sfidë, në çdo fushë. "Shpesh duhet t‘i lësh gjërat që të rrjedhin ashtu siç të vijnë. Fati yt varet nga aftësitë e tua për të kapur të rejat dhe gjërat që mund të të ndryshojnë jetën". Mundësia për t‘u shndërruar në një ikonë të modës disa vite më parë dukej si çmenduri. Por, sot nuk mund të thuash kështu. Është vetëm 28 vjeçe, por njëkohësisht femra të cilës i janë kushtuar më shumë se 40 kopertina revistash të famshme në botë, duke arritur në përfundimin se është shkruar më shumë për të, se sa për të ndjerën Ledi Diana. Për më tepër, vazhdon të jetë mbretëresha e padiskutueshme e "Guinness"-it, që fiton rreth 35 milionë dollarë në vit. Por, pavarësisht këtyre, Gisele mbetet sërish Gisele, vajzë e një familjeje të thjeshtë që kishte ëndërr të bëhej volejbolliste. Mund të ketë ndryshuar veshjen, gjendjen civile, llogarinë e saj bankare, por ka ngelur shumë e thjeshtë, ka ngelur njëlloj si atëherë, kur jetonte në Horizontina, në Brazil. "Ka dy Gisele, ajo që shihni në kopertinë dhe ajo që është në jetën reale. Të dyja të ndryshme nga njëra-tjera. Po të më pyesni se cilën preferoj, pa hezitim do të thosha këtë të dytën", tregon modelja.
Bota e modës nuk shquhet për vlerat, parimet dhe miqtë të cilëve mund t‘u besosh...
Nuk e kam konsideruar kurrë veten si një person të dhënë pas botës së modës dhe kjo gjë bën diferencën. Mund të them se nuk jam zënë me askënd dhe mund të them se nuk kam inat ndonjërin. Kjo mund të jetë një arsye që të tjerët të mos flasin keq për mua. Nga bota e modës jam shumë e kënaqur, por kam edhe interesa të tjera, që shkojnë përtej saj. Nuk jam tipi që nga larg mund të njoh se kujt stilisti i përket një fustan apo një palë këpucë. Nëpër tabloide nuk lexoj shpesh thashetheme për veten. Ato që kanë qenë shkruar, kanë qenë plotësisht të vërteta. Kjo mund të ndodhë sepse zakonisht mbrëmjeve nuk e gjej veten nëpër pab-e apo diskoteka, por brenda shtëpisë sime të dashur. Kam pasur vetëm të dashur me të cilët kam ndenjur për shumë kohë dhe asnjëherë flirte një apo dymujore. Kur takoj një mashkull dhe dashurohem me të, e kam si parim që dua të kaloj sa më shumë kohë pranë tij. Jam vërtet paksa e "vjetër" në këtë drejtim. Në Brazil, me familjen time, gjëja më transgresive janë ndeshjet e volejbollit me motrat. Jemi gjashtë, tamam një skuadër perfekte. Janë ato që më mbajnë me këmbë në tokë. Sepse unë vërtet mund të jem një top-modele, por njëra prej tyre është prokurore, tjetra avokate. Jemi të gjitha krenare për njëra-tjetrën, por shpesh janë ato që më frymëzojnë mua dhe jo e kundërta.
Ato e kanë punën të sigurt, kurse ju, sa më shumë kalon koha, aq më të vështirë e keni. Për më tepër duhet të mendoni që tani se çfarë do të bëni më vonë, kur të mos jeni më në pasarela?
Ka shumë gjëra që mund të bësh në këtë botë. Shumë fusha kanë nevojë për ndihmë. Kam luksin që mund të zgjedh dhe të mos shqetësohem për llogarinë time bankare. Kur të heq dorë nga të qenit modele, do të bëj diçka të dobishme.
Një e ardhme si aktiviste ndoshta?
Nuk di si ta përcaktoj të ardhmen time, por mund t‘u them se asnjëherë nuk e kam marrë shumë seriozisht punën time. Gjithmonë e kam menduar se ka edhe gjëra të tjera me të cilat duhet të merrem në këtë botë. Di që duhet të veproj, madje shpejt, për shumë çështje. Jam drejtuese e fondacionit "YIkatu Xingu", për të mbrojtur vlerat e vendit tim. Jam e përfshirë edhe në projekte të tjera për mbrojtjen e pyjeve të Amazonës, sepse është Brazili im dhe për këtë duhet të bëj diçka. Pastaj është edhe shqetësimi i ngrohjes globale, dhe për këtë duhet bërë diçka gjithashtu. Jemi të papërgjegjshëm. E kemi shfrytëzuar kaq shumë këtë tokë dhe nuk jemi shqetësuar kurrë se ç‘mund të ndodhë më vonë me brezat që do të jenë pas nesh. Personalisht dua që fëmijët e mi të rriten në një mjedis të pastër, të respektueshëm dhe me burime natyrore për t‘u shfrytëzuar nga të gjithë.
Jemi akoma në kohë për t‘ia dalë mbanë, apo kjo mbetet veç një ëndërr?
Jemi me vonesë dhe për këtë nuk ka dyshim. Po shkatërrojmë gjithçka, por e ndiej se gjërat mund të ndryshojnë. Në Amerikë kemi jetuar një ndryshim shumë të fortë, është rikthyer shpresa, dëshira për të bërë gjëra të mira. Ndoshta jemi në rrugën e drejtë. Një botë më të kujdesshme, më shpirtërore, është ajo që do doja të shihja.
Një botë që po shkatërrohet është gjëja që ju shqetëson më shumë?
Më jep forcë, motivim. Jam një person i famshëm, që mund të ndryshoj drejtimin e gjërave. Sigurisht që është acaruese kur sheh se si po e shkatërrojmë, sidomos nëse ke pak përgjegjësi sociale. Por, ajo që më shqetëson janë edhe gënjeshtrat që shpesh thonë për mua, për miliardat që fitoj gjasme edhe duke fjetur. Ah sa mirë do të ishte t‘i fitoje gjërat kështu.
Pra, cila është pasuria e vërtetë?
Pasuria e vërtetë është liria ime. Mundësia të them dhe të bëj atë që dua në çdo çast të jetës. Është një privilegj që kam arritur këtu ku jam, sepse e di shumë mirë gjendjen e vështirë ku jetojnë shumë gra në këtë botë, në Lindjen e Mesme, për shembull, por edhe në kultura të afërta me tonën. Ka vende ku një grua duhet të qëndrojë në heshtje dhe është e detyruar të mos bëjë asgjë. Unë mund të çmendesha.
Si po shkon jeta në çift?
Tom është një djalë i zoti. Ka një zemër të pastër, si të një fëmije. Kjo është cilësia që vlerësoj më shumë tek ai.
Heidi pret fëmijën e katërt, por prapë është një nga modelet më të adhuruara. Po ju kur keni ndërmend ta zgjeroni familjen?
Shumë shpejt. Si unë, ashtu edhe Tom, duam të kemi një familje të madhe dhe me shumë fëmijë.