Përse u kthye në tiran Henriku VIII
Sipas një dokumentari të ri historik, Henriku VIII u kthye në përbindëshin që njeh sot bota, për shkak të ndryshimit të personalitetit të shkaktuar nga një aksident i rëndë me kalë. Pas kësaj të papriture shumë të rëndë, e cila thuajse i mori jetën - vetëm pak përpara se të prishej me Ana Bolenën, e dyta ndër gjashtë bashkëshortet e tij - mbreti, dikur sportiv e tepër bujar, u bë zemërlig, mizor, dashakeq e paranojak. Nënshtetasit nisën ta shihnin me një tjetër sy, ndërkohë që ndërrimi i bashkëshorteve u përshpejtua.
Aksidenti në fjalë ndodhi më 24 janar 1536, gjatë një turneu në Pallatin Grinuiç. Atë ditë, Henriku 44-vjeçar, i veshur kokë e këmbë me hekur, ra nga kali, i cili gjithashtu ishte mbuluar me parzmore. Më e keqja e aksidentit qe se kali ra mbi trupin e mbretit, i cili mbeti pa ndjenja për rreth dy orë. Të gjithë të pranishmit fillimisht menduan se jeta e Henriku kishte marrë fund aty, pasi plagët dukeshin fatale.
Por, megjithëse mbreti më pas u shërua, aksidenti, i cili i dha fund karrierës së tij në dyluftimet kalorësiake, i shkaktoi një problem shumë të rëndë me këmbët, prej të cilit nuk do të shpëtonte gjatë gjithë jetës. Njëherësh mund t‘i ketë shkaktuar një dëmtim në tru, që nuk u vu dot re nga askush, por që sipas asaj që thuhet në dokumentarin "Brenda trupit të Henrikut VIII", të "History Channel", ndikoi së tepërmi në personalitetin e tij.
Dokumentari përqendrohet te problemet mjekësore që iu shkaktuan mbretit nga aksidenti, të cilat u përkeqësuan me kalimin e viteve, veçanërisht të çarat (ulcerat) nëpër këmbë dhe mbipesha: matjet e parzmoreve të tij tregojnë se pas moshës 20 deri 50-vjeçare, perimetri i mesit të monarkut - me gjatësi trupore 1.85 metra - shkoi nga 81 centimetra në 1 metër e 34 centimetra, kraharori i tij u rrit nga 99 centimetra në 1 metër e 35 centimetra, dhe në vitin e vdekjes, 1547, në moshën 56-vjeçare, ka të ngjarë që pesha e tij trupore të ketë qenë rreth 180 kilogramë.
Robert Hatçinson, biograf i Henrikut VIII; Katerin Hud, mjeke; dhe historiania Lusi Uorsli, e cila është shefja e kuratorëve të pallateve historike mbretërore të Britanisë, kanë bashkëpunuar në dokumentar për të sjellë një kuadër të jetës së sovranit, të ndikuar fort prej problemeve shëndetësore të rënduara në masë shumë të madhe vitet e fundit të jetës së tij. Sipas të dhënave të shkruara nga mjekët e tij, mësohet se këmbët i mbusheshin me të çara të thella, aq sa nuk e lejonin as të ecte, shikimi i qe dobësuar së tepërmi dhe ishte vazhdimisht pre e paranojës dhe e melankolisë.
Gjithsesi, në rini Henriku kish gëzuar shëndet të shkëlqyer, madje admirohej nga të gjithë për format tepër mashkullore trupore. Një ambasador i huaj pranë oborrit të tij shkruante: "Madhëria e tij është njeriu me fizik më të bukur dhe të fuqishëm që më kanë parë sytë. Më i gjatë se njerëzit mesatarë, me pulpa tepër elegante dhe me një fytyrë të rrumbullakët aq të hijshme, sa mund të ishte fare mirë një grua e bukur".
Disa ekspertë dyshojnë se mund të jetë prekur nga lija në moshën 23-vjeçare, megjithatë shumica dërrmuese hamendësojnë se problemet e vërteta shëndetësore i nisën rreth të tridhjetave, kur duket se është sëmurë nga malaria, prej së cilës nuk ka shpëtuar gjatë gjithë jetës. Simptomat e malaries u përkeqësuan edhe më tej prej dy faktorëve: të çarave nëpër këmbë dhe plagosjeve gjatë garave sportive.
Të çarat - ulcera varikoze, të cilat iu shfaqën në këmbën e majtë në moshën 36-vjeçare, për t‘u përhapur më pas edhe në të djathtën - mund të jenë shkaktuar nga llastiqet e fortë që përdorte për të mbështjellë kaviljet e këmbëve, në mënyrë që këto të shfaqeshin sa më të hijshme. Nuk u shëruan kurrë plotësisht dhe me kalimin e kohës i kufizuan në masë të madhe lëvizjet.
Henriku gjithashtu pësoi një seri plagosjesh për shkak të pasionit të tepruar për sportet - shkëlqente në kategori si gjuajtja me hark, mundja e tenisi mbretëror, ku dihet se në një rast plagosi rëndë njërën këmbë.
Por do të ishte dyluftimi kalorësiak (dy kalorës të mbuluar nga koka te këmbët me mburojë metali, që sulmojnë njëri-tjetrin me heshta të gjata) ai që do t‘i shkaktonte plagët më të rrezikshme. Aksidenti i parë serioz ndodhi në vitin 1524, kur nuk arriti të ulte në kokë mbulesën e syve të helmetës, duke u goditur nga heshta e kundërshtarit tamam në syrin e djathtë. Që prej asaj kohe, sovrani vuajti nga migrena.
Dyluftimi kalorësiak thuajse i mori jetën 12 vjet më pas. Rrëzimi në Grinuiç e la "pa fjalë" për dy orë. Ana Bolenës, gruas për të cilën qe ndarë nga Mbretëresha Katerina e Arragonës, iu tha se do të vdiste. Sipas saj, tronditja prej këtij lajmi i shkaktoi dështimin e fëmijës që priste nga mbreti. Fëmija i vdekur qe djalë dhe menjëherë pas kësaj ngjarjeje ndodhi që Henriku i tha Anës se ata nuk do mund të lindnin kurrë më një mashkull së bashku. Që nga ai çast, Henriku iu kundërvu Anës, e cila më pak se gjashtë muaj më pas u ekzekutua. Henriku u martua me të tretën ndër gjashtë bashkëshortet, Xhein Sejmor.
Ndërkohë që, sipas ekspertëve, aksidenti gjatë dyluftimit mund t‘i ketë cenuar rëndë personalitetin Henrikut VIII. "Mendojmë se aksidenti i vitit 1536 bart me vete shpjegimin për transformimin e personalitetit të tij nga një person sportiv, bujar e premtues, në tiran dashakeqës, mizor e paranojak", thotë Lusi Uorsli. "Që nga ajo ditë, u përshpejtua ndërrimi i bashkëshorteve, dhe njerëzit nisën të flasin për të me nota negative. Pas aksidentit ai mbeti pa ndjenja për dy orë. Sot, edhe pesë minuta pa ndjenja konsiderohen traumë shumë e rëndë". Sipas dr.Uorslit, Henriku mund të ketë pësuar ndonjë dëmtim serioz në tru. "Dëmtimet në lobin frontal mund të shkaktojnë fare mirë ndryshime të forta personaliteti".