Ne, studentët që ecëm maturisht, si delet mes ujqërve
Autori i Lajmit: Denisa Kona
“Nuk kam pranuar të jem në takim me Ramizin.-Kështu nis të flasë për ato ditë-netë të paharrueshme të dhjetorit të fundit komunist, student i inxhinierisë elektrike, konviktori i 28-s, Spiro Cura. Megjithatë, do të ishte shumë shpejt, një nga firmëtarët e themelimit të Partisë Demokratike. Nga momentet më dramatike, ai dëshiron të kujtojë natën e 8 dhjetorit, kur së bashku me shokët e dhomës, Renato Ndreçkën, Agim Hasën, Arben Likën, Adrian Shporin etj., të ndjekur nga policia, janë fshehur e strehuar tek familja Kazazi pranë kopshtit në rrugën Budi, aty ku dhe u bë përplasja e parë me rregjimin. Të nesërmen në ora 8 të mengjesit, morëm rrugën për në Qytetin Studenti. Ishim unë, Alma Bendo dhe Renato Ndreçka tre studentet për të cilët ishte hapur fjala, që u morën nga policia dhe që kishin përfunduar në burg. Në të vërtetë, Berisha kishte deklaruar që atë natë se nuk kishte asnjë student në burg dhe për këtë ne ishim dëshmia e gjallë e atij mëngjesi”. Duke iu kthyer ngjarjeve të mëvonshme të asaj kohe, Spiro Cura kujton se 19 vjet më parë, në debatin për strategjinë e realizimit të një force të rëndësishme opozitare, punëtorët e Tiranës ishin mënjanuar për disa orë në fushën sportive pranë Qytetit Studenti dhe oratorë të ndryshëm, prej radhëve të tyre, mbanin fjalime për të elektrizuar situatën shpirtërore të protestuesve. Nga ana tjetër, në një proklamatë të të përndjekurve politikë, vendosur në sheshin Demokracia, kërkohej lëvizje radikale ndaj sistemit komunist. Kjo thirrje u hoq nga një grup studentësh, pasi u la të lexohej vetëm 60 minuta. Në mes të kësaj harte njerëzore gjendeshin studentët dhe pedagogët e Universitetit të Tiranës, të cilët kërkonin një kompromis për formëzimin e lëvizjes së tyre.Gjendja kishte ngrirë në mundësinë e krijimit të dy partive opozitare. Partinë e Student - Pedagogëve dhe Partinë e punëtorëve dhe të të përndjekurve politikë.
Sipas orientimit të Byrosë Politike, për tu vendosur në fushatën elektorale të pritshme, me PPSH-në dhe forca të vogla aleate dhe nga ana tjetër forca të vogla opozitare, situata në Qytetin Studenti ishte mëse e vështirë. Me dy ose tre forca të mundshme opozitare, të vogla dhe të përçara midis tyre, do të ishte shumë i thjeshtë realizimi i skenarit të kontrollit të evoluimit politik të situatës, në funksion të fitimit të zgjedhjeve nga ana e PPSH-së dhe realizimit të skemave sunduese në një formë të re. Por kjo nuk ndodhi. Në qendër të sheshit “Demokracia” organizohet nëe takim ku diskutohet kjo situatë. Nga grupi i pedagogëve morën pjesë Sali Berisha, Arben Imami, Besnik Mustafaj, Kujtim Çashku dhe një grua (u pëshpërit emri Zana). Nga grupi i studentëve ishin Azem Hajdari, Spiro Cura, Renato Ndrecka, Alma Bendo, Agim Hasa dhe të tjerë. Pasi u analizua situata në terren, Sali Berisha mori fjalën dhe tha pak a shumë se duhet të bashkohemi me punëtorët dhe të përndjekurit politikë, duhet ti thërrasim prej fushës poshtë, këtu lart në shesh, duhet tu japim mundësinë të mbajnë fjalimet e tyre dhe...” Duhet të krijojmë një Parti Popullore, sepse betejën me palën tjetër e kemi shumë të vështirë. Ishte hera e parë, që dëgjonim termin Parti Popullore. Grupi i studentëve u nis për të thirrur në sheshin “Demokracia”, punëtorët, të përndjekurit dhe përfaqësuesit e tyre, ku spikatën Sotir Qirjaqi dhe Agron Cika.
Por revolucioni me mjete demokratike i Dhjetorit 90, nuk ishte një ditë, as dy, tre..., nuk ishte as një muaj, dy. Në historinë moderne të vendit, hyri si ngjarja që shembi “Murin e Berlinit” në Shqipëri, ishte një zhvillim procesual, kompleks, vizioni, organizimi, taktikash, betejash elektorale edhe kokë më kokë me njerëzit për Demokracinë dhe Integrimin Europian. Ky Revolucion zgjati rreth 16 muaj, çdo ditë në një terren shumë të vështirë, ku skemat dhe kundërskemat, dashuria dhe urrejtja, paqja dhe lufta, inteligjenca dhe injoranca, por edhe fitorja me humbjen do të ishin gjithmonë pranë, gati për ta kthyer situatën pas, drejt konservimit përsëri të së keqes. Mbi gjithë Evolucionin e lëvizjes revolucionare shquan një princip themelor; Pajtimi Kombëtar. Dhe kjo është vepër inkludive në radhë të parë e studentëve të Dhjetorit 90, të cilët ditën që në rrethana shumë të vështira të bashkëudhëtonin “si delet mes ujqërve”, për të realizuar atë që në histori ka hyrë me emrin “Dita e Demokracisë-22 Mars 92. Dhe padyshim që vepra e ndritur e Sali Berishës në këtë proces revolucionar meriton Boldin Historik.
Ky lajm është publikuar: 10/12/2009