Vjedhja në Korçë Grabitet banka, plagoset ekonomisti
Autori i Lajmit: Redaksia
Grabitet filiali i një agjencie monetare në Korçë, në qendër të këtij qyteti. Personi i maskuar dhe i armatosur ka plagosur me armë punonjësin e agjencisë. Uniformat blu bëjnë me dije se dy persona me maska dhe të armatosur kanë hyrë në ambientet e këtij filiali duke kërcënuar personin e vetëm të kësaj linje, 30-vjeçarin Petrika Lipo, ku në fillim grabitësit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tavanit duke i kërkuar tu dorëzojë të gjitha lekët që ndodheshin në arkë dhe në momentin që ky i fundit ka refuzuar, nuk kanë ngurruar të qëllojnë drejt tij, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Vjedhja
Grabitësit kanë marrë shumën që mendohet të jetë rreth 5 mijë euro dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes duke qëlluar në ajër edhe jashtë ambienteve të saj. Ndërkohë uniformat blu janë vënë në kërkim të grabitësve, të cilët mendohet të jenë larguar me një mjet me targa të huaja, ndërsa i plagosuri u transportua në spitalin e qytetit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja
Grabitësi ka kërcënuar punonjësin dhe, pasi ai ka bërë rezistencë, ka shtënë në ajër me armë. Në momentin e grabitjes në bankë nuk kishte asnjë klient dhe kjo e ka favorizuar më shumë grabitësin. Nuk dihet ende shuma e parave të grabitura, ndërsa grabitësi ka mundur të largohet me paratë e marra nga banka. Arkëtarja nuk ka pësuar dëme fizike dhe pritet që kjo e fundit, pas rrëfimit në polici, të zbardhë më shumë detaje nga grabitja. Sipas Policisë së Korçës, një person rreth të 30-ve ka hyrë i maskuar dhe i armatosur në bankë për të grabitur, ndërsa bëhet e ditur se po verifikohet shuma e grabitur dhe të dhënat apo dëshmitë rreth autorit.
Hetimet
Grupi hetimor që po merret me hetimin e grabitjes së filialit të të bankës në Korçë, ende nuk ka arritur të identifikojë autorin, edhe pse ka pyetur me radhë të gjithë dëshmitarët që kanë qenë në vendngjarje dhe punonjësit e bankës. Autori i grabitjes me armë zjarri është një person në moshë të re, me trup të vogël dhe besohet të jetë i ardhur. Në të vërtetë, sipas dëshmitarëve në vendngjarje dhe punonjësve të filialit bankar, autori e kishte mbuluar fytyrën e tij me një bluzë golf, duke u përpjekur që të mos identifikohej nga askush.
Ky lajm është publikuar: 10/12/2009