E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha biznes me Rrugën e Kombit

Kreu socialist, theksoi se Berisha e ka kthyer këtë rrugës në biznes fitimprurës politik.

“U informova për çka Saliu ka shprehur në prani të studentëve kosovarë. E sfidoj të provojë me ndonjë dokument nëse ne kemi qenë kundër Rrugës së Kombit, unë apo cilido nga përfaqësuesit e PS të jetë shprehur kundër Rrugës së Kombit. Ndërkohë që i rithem, turp-turp që me Rrugën e Kombit keni bërë një biznes fitimprupres, duke përdorur taksat e atyre shqiptarëve që kanë kontribuar për ndërtimin e saj”, ka thënë Rama.

Deklaratat e tij u bënë në mbledhjen e kryesisë së re të Partisë Socialiste, zhvilluar gjatë ditës së sotme, takim i zhvilluar pa praninë e medias. Pas mbarimit të mbledhjes, Rama tha shkurtimisht për gazetarët, se takimi ishte konstruktiv dhe frutdhënës./Start/

                                                                                             2011-12-16 15:21
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›