Shorti Bajerni dhe Reali pa kundershtare Milani dhe Napoli vizitojne Londren
Raundi i dyte i Liges se Kampioneve do te ofroje nje perballje te dyfishte italo-angleze pasi shorti i mbajtur dje ne Zvicer vendosi perballe njeri-tjetrit Milanin me Arsenalin dhe Napolin me elsin.
Raundi i dyte i Liges se Kampioneve do te ofroje nje perballje te dyfishte italo-angleze pasi shorti i mbajtur mesditen e djeshme ne Zvicer vendosi perballe njeri-tjetrit Milanin me Arsenalin dhe Napolin me Celsin. Keto do te jene pa dyshim edhe ndeshjet me te forta te raundit te dyte. Per dy favoritet e fitimit te titullit Barcelona e Real Madrid pengesat drejt cerekfinales quhen Leverkusen dhe CSKA Moska.
Gjigantet bavareze te Bajernit te Mynihut te cilet synojne te arrijne finalen qe zhvillohen ne fushen e tyre ne Allianz Arena do te ndeshen ne kete raund me Bazelin ndersa Marseja do ti ofroje nje perballje intriguese Interit. Ndersa Benfika perballet me Zenitin dhe Lioni me APOEL Nikozian ne ato qe jane perballjet e tjera qe plotesojne kete raund i cili nis te luhet ne muajin shkurt.
Milioneret e radhes
Sfida me interesante e 16-shes eshte ajo mes Napolit dhe Celsit. Pasi kaluan nje skuader sheikesh Mancester Sitin tani Napoli do te pergatitet qe te perballoje nje tjeter ekip te pasur. Flasim per skuadren e manjatit rus Roman Abramovic qe ka shpenzuar me miliona euro vetem qe te fitoje Ligen e Kampioneve. Sa i perket shortit tekniku i bluve Vijas-Boas tregoi se skuadra e tij do te perballej me rivalen me te forte te vazos se ekipeve te dyta. Napoli eshte nje klub qe perfaqeson nje qytet te tere qe jeton me futbollin. Mendoj se do te kemi perballe nje ekip shume te forte - tha portugezi nderkohe qe nga ana tjeter tekniku i Napolit Valter Maxarri mendon Celsi eshte njera prej skuadrave me te forta ne Evrope. Ata kane mundur Mancester Sitin ekipi i pare ne klasifikim kete jave ne Premier Lige dhe per ne ky fakt na tregon shume gjera. Ndeshjen e pare do ta luajme ne shtepi dhe them se ne te dyten qe do te zhvillojme ne Stamford Bridge do te vendoset gjithcka.
Topcinjte rikthehen ne San Siro
Gjate muajit mars Londra do te jete destinacioni me i preferuar i italianeve. Ne kete muaj dy prej skuadrave me te mira te Serise A do te vizitojne Londren per te luajtur sfida mjaft te rendesishme. Pas asaj mes Napolit dhe Celsit ne program eshte edhe takimi mes Milanit dhe Arsenalit. Dy ekipet njihen fare mire pas edhe ne 2008-n jane takuar bashke ne po te njejten pike edhe atehere luheshin te 16-at e Liges se Kampioneve. Tri vite me pare Arsenali i Arsen Vengerit arriti te eliminonte djallin kuqezi pas ndeshjes se fituar 2-0 ne San Siro. Stadiumi i qytetit te Milanos i ka sjelle fat ekipit anglez pasi ka mundur qe te fitoje gjithmone. Topcinjte pak vite me pare shkaterruan 5-1 Interin e Zakeronit. Sa i perket duelit tekniku i Arsenalit Arsen Venger ka rrefyer per faqen zyrtare te klubit se eshte nje duel i veshtire dhe ne te njejten kohe shume terheqes. Mendoj se te dyja skuadrat kane shanse te barabarta per tu kualifikuar. Nderkohe qe nga ana tjeter tekniku i Milanit Maks Alegri tregoi se askush nuk do te kerkoje te hakmerret. Ne e dime forcen e asaj skuadre. Tani ata po e marrin vete edhe ne ne Premier Ligen. Jam i mendimit se ne shkurt duhet te arrijme formen tone me te mire pasi vetem keshtu mund te kalojme me tej.
Bajerni rigjen Vogelin dhe... shqiptaret e tmerrshem
Dueli mes Bajernit te Mynihut dhe skuadres se Bazelit do te jete mjaft interesant pasi keto dy skuadra njihen mjaft mire me njera-tjetren. Bavarezet favorite per te shkuar ne finale kane mundur qe te dalin te paret ne grupin e hekurt bente pjese Napoli Siti dhe Vijareali. Nderkohe edhe Bazeli nuk e ka pasur te lehte te kaloje grupin e vet pasi i eshte dashur qe te munde skuadra si Mancester Junajtid dhe Benfika. Skuadra zvicerane eshte surpriza e ketij edicioni pasi arriti qe te linte prapa nje ekip i Junajtidit qe ne 18 vitet e fundit vetem dy here me pare ishte eliminuar ne grup. Per Bazelin kjo eshte nje sfide mjaft interesante pasi ne bankine do te ulet Joan Vogel qe deri pak muaj me pare ka qene trajneri i skuadres se te rinjve te Bajernit. Nje tjeter faktor qe e ben edhe me interesant kete ndeshje eshte edhe ai i shqiptareve te tmerrshem. Behet fjale per dy talente si Xhaka dhe Shaqiri qe edhe pse ne moshe te re kane ditur se si te dergojne ne ferr nje skuader si Junajtid. Vete tekniku i Bajernit Jup Hejnkes tregoi dje se Bazeli nuk eshte ekip qe duhet te nenvleftesohet pasi per te kaluar deri ketu ka eliminuar nje skuader si Mancester Junajtid.
Shorti per raundin e dyte te Liges se Evropes
1. Porto-Mancester Siti
2. Ajaks-Mancester Junajtid
3. Lokomotiva e Moskes-Atletiko Bilbao
4. Salcburg-Metalist Kharkiv
5. Stok Siti-Valencia
6. Rubin Kazan-Olimpiakos
7. AZ Alkmar-Anderleht
8. Lacio-Atletiko Madrid
9. Steaua Bukuresht-Tvente
10. Viktoria Pelzen-Shalke 04
11. Visla Krakova-Standard Liezh
12. Braga-Beshiktash
13. Udineze-PAOK
14. Trabzonspor-PSV Eindhoven
15. Hanover-Klub Bruzh
16. Legia Varshava-Sporting Lisbona
Raundi i 1/8-ave i Liges se Evropes
Fituesi 4-Fituesi 6
Fituesi 16-Fituesi 1
Fituesi 11-Fituesi 15
Fituesi 9-Fituesi 10
Fituesi 5-Fituesi 14
Fituesi 7-Fituesi 13
Fituesi 8-Fituesi 12
Fituesi 2-Fituesi 3