Hana: Në tre muaj 153 mijë persona marrin librezë shëndeti
12/05/2010 Ndryshimi i tarifave të shërbimeve mjekësore dhe sistemi i referimit shtojnë të siguruarit
Kryhen 160 mijë vizita më shumë në poliklinika
Mbi 153 mijë persona janë pajisur për herë të parë me librezë shëndeti gjatë 3 muajve të parë të këtij viti. Rritje të konsiderueshme ka shënuar edhe numri i vizitave të kryera në qendrat shëndetësore parësore (poliklinikat). Shkak për këtë rritje është bërë ndryshimi i tarifave të vizitave mjekësore në të gjitha hallkat e sistemit shëndetësor, të cilat kanë pësuar rritje për rastet kur nuk respektohet sistemi i referimit. Kështu pacientët, të cilët nuk do të paraqiten më parë te mjeku i familjes, si dhe ata që janë të papërfshirë në skemën e sigurimeve, duhet të paguajnë koston reale të shërbimit që u nevojitet. Krejt e kundërta ndodh me ata që bëjnë pjesë në skemën e sigurimeve shëndetësore, të cilët e përfitojnë falas kujdesin mjekësor. Në mbledhjen e këshillit administrativ të Institutit të Sigurimeve Shëndetësore, drejtorja e këtij institucioni, Elvana Hana, ka deklaruar se është rritur ndjeshëm përfitimi nga skema e sigurimeve. “Tremujori i parë i vitit 2010 ka sjellë një rritje të konsiderueshme të përdorimit të skemës së sigurimeve shëndetësore, së cilës i janë shtuar 153 mijë persona, ndërkohë që numri i vizitave është rritur me 160 mijë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po gjatë këtij harku kohor janë pajisur për herë të parë me librezë shëndeti 153,050 të siguruar, ndërkohë që në tremujorin e parë 2009 u pajisën 82,043 persona. Pra, gjate tremujorit të parë 2010, janë pajisur me libreze shëndeti 71,007 të siguruar më shumë se gjatë të njëjtës periudhë të vitit të shkuar. Ndërsa për vizitat e kryera pohohet se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009 ka një rritje prej mbi 160 mijë vizita më shumë.
Çmimet e vizitave
Vizita e thjeshtë te mjeku i familjes do të kushtojë 1000 mijë lekë, kalimi te mjeku specialist do të jetë 150. Ndërsa për spitalet rajonale të rretheve për shërbimet e specializuara pagesa do të jetë 20 mijë lekë për çdo pacient, qoftë ky i siguruar apo i pasiguruar, në rast se paraqitet pa rekomandimin e hallkës së mëparshme, ku faktohet nevoja e trajtimit të specializuar. Me kalimin në spitalin universitar, kjo pagesë do të arrijë në 30 mijë lekë. Gjithashtu edhe shërbimet më të thjeshta do të jenë të kushtueshme. Kështu, bërja e një injeksioni do të kushtojë rreth 150 lekë. Derdhja e tarifës përkatëse për shërbimin nga pacientët që janë pjesë e skemës së sigurimeve do të bëhet vetëm në rastet kur këta të fundit do të shkojnë në spital duke anashkaluar sistemin e referimit. Megjithatë, çmimet e vizitave mjekësore nuk janë ndryshuar vetëm për spitalet e poliklinikat në kryeqytet, por edhe ato të rretheve.