E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne uturak te gjithe bashke

Aida Cama

Sot - Njerezit jetojne me pasojat

Gruaja S. eshte sot 38 vjec dhe tregon ende nje shenje qe i ka mbetur ne fytyre, qe nga koha e kopshtit. Ne kopsht ajo ka shkuar ne Tirane. S. do te kishte qene mbase nje partner interesant per psikanalisten gjermane, Dr. Agathe Israel. Se bashku me kolege te tjere Izrael ka kryer nje studim, mbi "Femijet e cerdheve ne RDGJ", te prezantuar ne librin me te njejtin emer.

Specialistet kane intervistuar 20 persona, per te vleresuar ndikimin e perjetimeve te cerdhes dhe kopshtit mbi zhvillimin e personalitetit, shendetit fizik dhe atij psikik. Rezultati nuk eshte reprezentativ, por ai hedh nje veshtrim te detajuar ne edukimin e femijeve ne ish RDGJ. Mbase ky rezultat ngre edhe disa pyetje per te njejten ceshtje edhe ne Shqiperi. Personat e intervistuar jane sot 30-40 vjecare qe kane kaluar tre vitet e para te jetes ne cerdhe dhe kopshte.

Dje - nisi eksperimenti i krijimit te personaliteteve socialiste

Ashtu si edhe ne Shqiperi edhe ne RDGJ, ngritja e cerdheve per t'u kujdesur per femijet e vegjel nga zero deri tre vjec, ka qene nje nga masat e politikes sociale te shtetit. Synimet e shtetit per edukimin e femijeve linden direkt prej nevojave te ngritjes se shoqerise socialiste. Me edukimin e femijeve lidhej planifikimi dhe kontrolli i mesuesve dhe edukatoreve. Qellimi i masave qe u moren si ne RDGJ ashtu edhe ne Shqiperi ishte krijimi i "personalitetit socialist", qe duhet te fillonte qe ne moshe te hershme. Koncepti kishte ne baze faktin qe femijet jane ne rritje dhe sipas ketij koncepti ata nuk dine dhe nuk jane ende ne gjendje te marrin vendime, duke e pare kete si deficit kundrejt te rriturve (modeli i deficitit). Femijet u pane si recipiente, qe mund te formatohen pa fund me ane te edukimit te planifikuar, ku kushtet specifike individuale kishin me pak rendesi se sa ato te jashtme. Femijet duhet te pervetesonin sjellje te vetedijshme racionale, te detyruara nga shoqeria dhe te pershtatura me te (modeli i kolektivizimit).

Por, duhet thene se jo te gjithe prinderit i rriten femijet sipas skemave te dhena. Megjithate prinderit, qe krijonin nje hapesire te lire per femijet shiheshin si borgjeze.

Pamja e familjes - Femija objekt funksionues

Per te arritur kete ne RDGJ ashtu si dhe ne Shqiperi u ngrit nje front i mbyllur edukimi, pjese e te cilit ishte edhe familja socialiste. Prinderit duhet te ishin te vetedijshem dhe aktiv ne shoqeri, mamaja dhe babai me personalitet socialist, te pergjegjshem per edukimin socialist te femijeve, per pergatitjen e tyre per te punuar dhe jetuar ne socializem. Sipas imagjinates shteterore, qe prej femijerise se hershme deri ne moshen e rritur, jeta duhet te rridhte ne grupe me strukture hierarkike. Vlera e individit i nenshtrohej normave te grupit. Grupet duhet te realizonin qellimet ideologjike, duke ju kundervene interesave dhe rezistences se personave te vecante. Po ashtu si ne RDGJ edhe ne Shqiperi, martesa behej heret, shpesh ne moshen 20 vjecare me perfundimin e shkolles profesionale ose qe gjate studimeve. Te ardhurat nuk ishin te medha. Cifti mund te merrte dikur nje banese te vogel. Barazia midis grave dhe burrave kerkonte ngritjen e institucioneve per femijet. Barazia synoi qe ne fillim vetem ndryshimin e kushteve te jashtme.

Lindja e nje femije ndodhte shpesh ne dy vitet e para, ne te cilat cifti nuk kishte forcuar ende identitetin e vet dhe nuk kish gjetur ende stilin e jetes. Keshtu qe femija vihej ne pozicionin e nje objekti funksionues.

Me ngritjen e institucioneve te kombinuara (cerdhe plus kopesht) nen nje cati u futen rreth 200 femije. Edukatoret kishin shkollim pedagogjik, si infermiere ose edukatore. Programi i edukimit duhet te jepte armet teorike per shkollimin socialist, dhe rezultatet e tij kontrolloheshin. Ne program dalloheshin principet e rendit. Aktivitetet e edukatoreve e kthenin femijen ne objekt, ku matej suksesi i punes.

Jeta e femijeve ne cerdhe dhe kopshte

Jeta ne cerdhe fillonte duke e pershtatur femijen me jeten e re, qe ne javet e para. Femijet ishin "te lehte" ose te "veshtire" ne menyren se sa lehte ndaheshin nga prinderit dhe futeshin ne jeten e re. Ndarja e hershme e femijeve nga prinderit dhe futja ne jeten kolektive, qe shpesh zgjaste disa ore ne dite, ishte e lidhur me trauma psikike. Dita e femijes ne cerdhe ishte e planifikuar. Planifikimi behej prej te rriturve, me mengjesin e perbashket, qendrimin e perbashket ne uturak, shetitjet e perbashketa, gjumin, lojen, fizkulturen. Toni zakonisht ishte i ashper. Femijet nuk duhet te perkedheleshin. Nevojat individuale nuk merreshin parasysh. Edhe nese do te donin edukatoret nuk mundeshin, prej numrit te madh te femijeve te benin perkushtime te vecanta. Ne qender te edukimit ishte "kolektivi i femijeve". Tempo individuale percaktohej nga tempo e grupit. Ndarja e gjate e femijeve nga prinderit, shoqerohej me oret e mbremjes, kur prinderit ishin te lodhur dhe stresuar nga puna. Pastertia dhe edukimi i femijeve me te, luante nje rol te rendesishem. Pastertia e femijes shihej si shprehje e mases se edukimit, urtesise se femijes, verejne psikologet.

Sipas perfundimeve te specialisteve, qendrimi ne cerdhe i femijeve nuk i pergjigjej kerkesave te femijeve te vegjel. Marredheniet femije edukatore, prind jane trajtuar pak. Jeta ne cerdhe ka shpure ne krijimin e parakohshem te "unit" te femijes dhe vendosjen e hershme te interesave te kolektivit para interesave te tyre. Ne moshen parashkollore edukatoret shihnin shperthime agresiviteti, ambicie, grindje, mungese gatishmerie per te bashkepunuar me femijet e tjere, duke kerkuar keshtu me shume perkushtim personal.

Nevoja per perkushtim dhe ngrohtesi ishte e dukshme

Ne moshen parashkollore edukimi ideologjik behej primar. Femijet vendoseshin ne kontakt me tema si paqe, ushtri, socializem, solidaritet, armik i klases duke mesuar kenge dhe vjersha me keto tema. Ne diskutimet shkencore edukimi i hershem ideologjik vleresohet si shume i demshem, po te mendohet se sa thelle jane futur parullat, kenget e luftes, ritualet politike. Skema mik-armik duhet te jete percaktuar prej praktikave te edukimit. Sa ka ndikuar kjo ne krijimin e personaliteteve te mevonshme, lidhet edhe me faktore te tjere, por sigurisht edhe me sa permendem me lart.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›