E Hënë, 2 Nëntor 2026

"Une, fotografi i pare natyres shqiptare"

Edhe pse nuk fitoi te drejten e studimeve ne Akademine e Arteve, pasioni per fotografine nuk e la te qete. 23-vjecari Renild Firi ka bredhur me kembe, fillimisht me shoke e mandej i vetem, neper vargmalin e Skenderbeut, ne malin e Krujes, te Dajtit, ne Shengjin etj., derisa idete dhe punen e tij e solli ne nje ekspozite ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar, te titulluar "Misteri i njeriut te Natyres". Ekspozita ne fjale permban 26 fotografi origjinale te te riut, qe te "gdhendura" nga krijuesi, sjellin per shikuesin pamje dhe imazhe te habitshme, te riprodhuara permes shkembinjve. Me qindra here, banore te zones se atyre maleve, mund te kene kaluar me dhen a dhi atyre viseve, por ndoshta kurre syrit te tyre nuk i ka spikatur nje "Plak me qeleshe", ndonje "Nudo", "Luan" a "Zvarranik". Kjo sepse ai eshte i terhequr nga detaje, qe fantazia e tij i kompozon ne figura dhe portrete te plota njerezish a kafshesh. Sikurse shprehet vete Renildi, qe tanime ndjek studimet ne Universitetin Bujqesor te Kamzes, ideja per realizimin e ketyre fotove, ka lindur krejt rastesisht. "Me benin pershtypje format e shkembinjve, gjate ekskursioneve me miq e shoke. Me pas, kjo pershtypje u thellua, derisa iu vura seriozisht punes per koleksionet qe ndodhet para jush. Me eshte dashur jo pak, por 3 vite pune", pohon ai. Fotot jane realizuar me nje aparat pak me te mire se ata te zakonshmit, por nuk jane punuar ne photoshop, ne menyre qe te vijne para shikuesve ne menyren origjinale te tyre. Pjeses me te madhe te tyre, ua ka vene emrat Renild Firi, ndersa vetem njeres, "Guri i nuses", emri eshte huazuar nga banoret e zones, qe e njihnin shkembin me kete epitet. Ekspozita do te qendroje e hapur nga data 15-18 prill, ndersa disa emra te tjere te fotove jane "Poeti qe veshtron", realizuar ne malin e Dajtit, "Bufi" dhe "Nudo", serish ne malin e Dajtit etj.

Kjo eshte ekspozita juaj e pare dhe mund te themi, e para e ketij lloji ne Shqiperi. Cili eshte qellimi i saj?

Sic mund ta shihni, objektiv i kesaj ekspozite eshte qe te sjelle portretin e njeriut ne gur, si dhe imazhet e kafsheve. Megjithate, qellimi im i vertete eshte qe te kem gure me pamje njerezish, pra njeriu eshte objektivi kryesor qe kam kerkuar ne natyre. Dhe kjo duket qarte edhe nga titulli i ekspozites "Misteri i njeriut te natyres". Shume prej fotove jane njerez qe i kam titulluar me nje emertim, sipas idese qe t'i shkoje me per shtat ekspozites. Jane gjithsej 26 punime, te cilat jane realizuar ne vende te ndryshme te Shqiperise, si ne Kruje dhe ne zonat rreth saj, e ne shume zona te tjera te Shqiperise. Nje pjese e madhe e tyre jane realizuar ne fshatrat e Tiranes.

Si lindi ideja e kesaj ekspozite dhe sa kohe ju nevojit per realizimin e saj?

Kam gati 3 vjet qe punoj per te realizuar fotot. Jam nisur nga dicka spontane, gjithcka nisi me nje foto, si nje loje, ne disa momente kur me shoke shkonim te vizitonim vende te vecanta te natyres. Here pas here, duke u ndeshur me gure, me forma te vecanta dhe te cuditshme, sii nje njeri i zakonshem, i pamesuar me to, une habitesha, derisa pas disa udhetimeve, vura re qe keto objekte po beheshin fenomen. I studiova gjate, keshtu me lindi deshira qe te bej edhe udhetime te vecanta per te fotografuar keta gure me forma interesante. Kesaj radhe, jo me me miq e me shoke, por i vetem dhe me nje objektiv te qarte ne koke. Duke kerkuar vura re se kishte edhe gure te tjere me forma te vecanta.

C'risi mendoni se do te sjelle kjo lloj fotoje per artin vendas, pasi ne bote njihen fotografime te imazheve te ngjashme?

Them se eshte shume e vecante dhe interesante per artin shqiptar, pasi kjo lloj fotografie nuk ka ekzistuar ketu me pare, aq me teper e paraqitur ne nje ekspozite per publikun e gjere. Nga ana tjeter, dua te them gjithashtu se edhe numri i gureve te gjetur eshte i konsiderueshem, pra nuk jane pak 26 punime qe kam sjelle ne kete ekspozite. Mendoj se mund te sjelle edhe te mira apo ane pozitive ne drejtim te turizmit, nese do te kishte reflektim apo ndihme nga Ministria e Kultures dhe institucionet e tjera, pasi kjo lloj fotografie do t`i sherbente turizmit malor dhe atij bregdetar ne te ardhmen. Duhet te nxiten edhe njerez te tjere qe kane te njejtin pasion si une, qe te kerkojne neper zonat malore, sepse Shqiperia nuk eshte vetem bregdeti, nuk jane vetem kalate, e gjithe siperfaqja e vendit eshte e virgjer dhe mund te gjenden shume objekte te vecante e te bukur. Sa i takon asaj qe thate ju, per fotografet qe merren me objekte te tilla ne bote, nuk eshte se di shume per ta, kam pare disa foto ne internet, por gjithsesi, ato jane te pakta. Them se theksi duhet vene ne Shqiperi, ku kjo lloj fotografie nuk eshte e perhapur.

Juve do t'ju pelqente te njiheshin me persona te tjere, qe zhvillojne te njejtin pasion?

Sigurisht qe po. Pres me deshire te gjej dike si vetja ime, pasi i vetem nuk ben dot, duhet te shkembesh ide, mendime etj. Une personalisht nuk kam kontaktuar me ndonje person, i cili te kete realizuar kete lloj arti. Dua ta theksoj qe do te mireprisja bashkepunime me shqiptare te tjere ne kete fushe, me te cilet do te mund te ndaja idete dhe pse jo, te realizonim ekspozita te tjera te ketij lloji, qe paraqesin vlerat e natyres sone, jo vetem per shqiptaret, por edhe per te huajt. Jam i bindur qe nese bota do te kete objekte te tilla, ajo do t`i vleresoje se tepermi keta artiste dhe ne kete menyre do t`i beje jehone vendit te vet. Madje, mund te jap edhe shembullin e Ambasades Ceke ne Tirane, qe shfaqi interesin pasi pa kete ekspozite, per te hapur nje tjeter te tille.

Cila eshte fotografia juaj e parapelqyer?

Ka dallime fare te vogla, pasi une jam si nena me femije, qe nuk i ndan dot fotot. Te gjitha punimet jane te rendesishme per mua, secila ne vecantine e vet. Nese do te me duhej te vecoja ndonje, do te permendja ate qe mban emrin "Plaku me qeleshe" apo sic e quajne ndryshe "Pashai ne gur", qe une e konsideroj si certifikate timen.

Deri tani, a keni marre mbeshtetje nga persona apo institucione, per te zhvilluar me tej aktivitetin tuaj? A ka perfitime materiale kjo pune?

Pas ketij prezantimi, kjo ekspozite do te hapet edhe ne Kruje, bashkia e se ciles na ka mbeshtetur se tepermi, madje disa prej punimeve mendohet qe te studiohen nga specialiste te huaj e shqiptare dhe do te tentohet gjithashtu te behen monumente te ndryshme kulture ne terrenin ku ndodhet. Ndersa per perfitimet materiale, dua te them se ndihem i shperblyer thjesht per faktin qe kjo ekspozite, pra punet e mia jane vizituar nga nje publik i gjere. Perfitimi financiar eshte i paket le te themi, por kenaqesia e vizites qe i behet fotove te mia me ben te ndihem i vleresuar, pak rendesi ka emri im, nese i gjeta une apo jo, ne fund te fundit, ato objekte kane qene perhere aty. Do te kete sigurisht edhe persona te tjere qe do te zbulojne objekte te tilla, gjithmone duke shpresuar se ne te ardhmen ky lloj arti do te stimulohet me shume. Pra, ne rastin tim nuk ishte vetem deshira per te hapur nje ekspozite, me qellimin per t'u bere i famshem, por volumi i punes sime e kerkoi nje premise te tille.

Se fundmi, a i keni punuar ne photoshop fotot dhe cfare aparati keni perdorur?

Aparati nuk eshte gjithcka per mua. Aparati eshte gjysme profesional, eshte nje marke shume e mire, por nuk ka qene ky qellimi. Objektivi im jane keta gure me forma te vecanta dhe interesante, te cilat dua t`ia tregoj edhe publikut te gjere. Eshte fotoja e vetmja menyre shprehese ne kete rast. Nuk eshte perdorur photoshopi, me qellimin e vetem qe fotot te jene sa me origjinale.

Bisedoi: Fjoralba Shahaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›