Kryeministri Berisha vizitoi sot disa rrethe në verilindje të vendit, ku zhvilloi takime me banorë të kësaj zone. Fillimisht Kryeministri u ndal në Peshkopi. Në përshëndetjen e drejtuar banor
Kryeministri Berisha vizitoi sot disa rrethe në verilindje të vendit, ku zhvilloi takime me banorë të kësaj zone. Fillimisht Kryeministri u ndal në Peshkopi. Në përshëndetjen e drejtuar banorëve të saj, Kryeministri u shpreh:
"Më lejoni t'ju përshëndes dhe të përulem me mirënjohje të thellë para jush, duke ju përgëzuar për mbështetjen tuaj jashtëzakonisht të çmuar që ju i keni dhënë Partisë Demokratike dhe qeverisë së koalicionit. Kam ardhur mes jush për tu dhënë fjalën se qeveria do të mbështesë të gjitha projektet e zotit Ilir Krosi për të ndryshuar Peshkopinë dhe të gjithë kryetarëve të komunave, për ta ndryshuar këtë rreth.
Së bashku, do të inagurojmë Pallatin e Sportit , unazën e qytetit, shkollat e domosdoshme për këtë qytet, sikundër ju jap fjalën se do të riasfaltojmë rrugën tuaj Tiranë- Peshkopi- Tiranë dhe do të projektojmë rrugën e Arbrit, si një nga rrugët më kryesore të vendit. Sot ne inaguruam një ujësjelles I cili sjell ujë për 12 orë në ditë, ju jap fjalën se do të jepen fonde te tjera, për të shfrytëzuar të gjitha burimet e mundshme të Korabit, për të ardhmen e qytetit tuaj, po nuk do të lëmë përpekje pa bërë derisa ju të merrni ujë 24 orë, siç e meritoni.
Dibra përfaqësohet në parlament me 3 deputetë të cilët janë të lidhur me problemet tuaj, por dhe une kam kënaqësi tu informoj se ne kemi përdorur votën tuaj për të luftuar krimin e organizuar, e kemi përdorur votën tuaj për të luftuar korrpsionin dhe ja kemi dalë, për ti shpëtuar nga kthetrat e zyrtarëve abuzues, kontrabandistëve jo 100, apo 200 milionë, por 600 milionë euro, të cilat i kemi përdorur për rritjen më të madhe të pensioneve në 15 vitet e fundit, për rritjen e rrogave, për dyfishimin e studentëve në universitette tona, për zvogëlimin e taksave për bizneset, për uljen 31 % të sigurimeve shoqërore, për uljen e 33 deri në 38 % të cmimit të energjisë për bizneset, për të ndërtuar autostrada, rruge dhe ura më shumë se 50 vite te marra së bashku.
Ju ftoj të vazhdojmë së bashku më 18 shkurt të votoni kandidatin e koalicionit të aleancës të madhe, për koalicionin më të gjerë dhe më të fuqishëm që Shqipëria ka njohur në historinë e vet.
Nje muaj më parë nisi fushatën kjo alencë e madhe dhe ja ku është sot së bashku me ju fitimtare, e sigurtë në zgjedhje. Ndërsa, koalicioni i tyre u krijua vetëm e vetëm për të humbur. Ai është koalicion, të cilin e treti fushata. Ata jo vetëm që nuk rrinë më bashkë ,por kërcënojnë me dosje njëri-tjetrin. Ata le të merren me njërit tjetrin, kurse ne së bashku me qytetetarët e lirë do të fitojmë.
Problemi i Ramës është se ai nuk ka asnjë mbështetës tjetër rreth tij, e ka mbështjellë vetmia dhe vetem vetmia ndaj dhe më 18 shkurt, ai do të jetë kurbani I zgjedhjeve, do të dalë në profesion të lire. Ne do të ecim përpara drejt integrimit, prosperitetit në mënyrë që të punojmë cdo ditë e më shumë që të përmirësojmë jetën tonë, jetën e fëmijëve tanë, të ardhmen tonë, të përmirësojmë shërbimet për qytettarët, të afrohemi gjithnjë e më shumë drejt Evropës dhe Natos."
- Pas vizitës në Peshkopi, Kryeministri u ndal në Shupenzë, ku, gjithashtu, pati një takim me banorë të kësaj komune, të cilët i siguroi për vëmendjen dhe mbështetjen e plotë të qeverisë për lehtësimin dhe përmirësimin e jetesës së tyre.
Duke folur për projektet e qeverisë për zhvillimin e kësaj zone, Kryeministri veçoi përmirësimin e infrastrukturës, ndërtimin e ujësjellësit, modernizimin e shkollave. "Ju do të keni mbështetjen e plotë financiare të qeverisë për shtrimin e rrugëve, ujësjellësin, modernizimin e shkollave, vendosjen e kompjuterave në çdo klasë të shkollës së kësaj komune, sikundër ju garantoj se këtë vit vazhdon me shpejtësi shtrimi i rrugës kombëtare që ju lidh ju me Tiranën e Peshkopinë," u shpreh Kryeministri. Duke ftuar banorët e Shupenzës të vazhdojnë me koalicionin më të madh qeverisës për të çuar përpara projektin e madh të zhvillimit të kësaj zone dhe të gjithë Shqipërisë. "Të vazhdojmë së bashku me aleancën e madhe që Shupenza, Bulqiza, Peshkopia dhe komunat e saj të jenë përparësi e qeverisë së aleancës së madhe", u shpreh Kryeministri.