E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në vazhdim të vizitave në qarkun e Korçës, Kryeministri u ndal në qytetin e Korçës dhe zhvilloi një takim me banorë të tij. Në përshëndetjen drejtuar banorëve, Kryeministri theksoi:

Në vazhdim të vizitave në qarkun e Korçës, Kryeministri u ndal në qytetin e Korçës dhe zhvilloi një takim me banorë të tij. Në përshëndetjen drejtuar banorëve, Kryeministri theksoi:

"Ju shpreh mirënjohjen më të thellë dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, burrave e grave, të rinjve e të rejave, qytetarë të Korçës për mbështetjen e jashtëzakonshme. Nga Korçë, si gjithmonë, ne largohemi të frymëzuar nga vetëdija juaj qytetare, nga fibra dhe shpirti juaj qytetar. Korça ka qëndruar dhe qëndron stoli e madhe në kurorën e fitores së demokracisë, në kurorën e fitoreve të kombit.

Sot, unë vij tek ju për të ndarë me ju gëzimin e fitores, për të ndarë me ju përgjegjësitë e fitores, për të ndarë me ju projektin e Korçës zonjë, të Shqipërisë zonjë. Unë vij tek ju për t'ju siguruar se çdo votë e juaja do të shndërrohet në siguri më të madhe për jetën tuaj e të fëmijëve tuaj, për rrugët e rrugicat tuaja.

Çdo votë e juaja do të shndërrohet në investime për këta të rinj, për të cilët ne hapëm dyert e universiteteve dhe do të ndërtojmë sistemin modern të konvikteve, në mënyrë që çdo fëmijë që mbaron shkollën 9-vjeçare të ndjekë shkollën e mesme dhe më pas universitetin. Në traditën më të shkëlqyer të qytetarëve të Korçës, të dijes, kulturës dhe arsimit ne do të dyfishojmë investimet për fëmijët tanë. Unë zotohem se do të sjellim jo vetëm internet në çdo shkollë, por internet tek të gjithë abonentët telefonikë të Korçës e Shqipërisë.

Në mendjen dhe ëndrrën tuaj është projekti i Korçës që vjen, ndaj jemi të vendosur t'ju kemi ju përparësinë absolute në çdo gjë. Për këtë qëllim, ne rritëm rrogat e 38 mijë arsimtarëve me 23 për qind. Sërish këtë vit rrogat e tyre do të rriten me 20 për qind dhe ju premtoj arsimtarëve të Korçës se brenda këtij mandati rrogat e tyre do të dyfishohen.

Tek pastërtia e sinqeriteti juaj qytetar ka bazën morale politika e duarve të pastra. Kam ardhur të zotohem se do të mbrojmë paratë tuaja dhe në një vit ne shpëtuam nga duart e zeza të korrupsionit, kontrabandës dhe evazionit fiskal 600 milion euro, nga të cilat 94 milion i përdorëm për pensionistët tanë. Ne vendosëm pensionin minimal 10 mijë lekë në qytet dhe 5 mijë lekë në fshat. I garantojmë pensionistët e Korçës se ky është vetëm hapi ynë i parë në këtë drejtim. Me këto para ne rritëm rrogat më shumë se në 15 vitet e fundit, ulëm taksat, përgjysmuam taksat për biznesin të vogël, ulëm 33 për qind çmimin e energjisë për biznesin, 32 për qind sigurimet shoqërore.

Ne kemi një synim punësimin e qytetarëve shqiptarë dhe biznesi është gjenerator kryesor i punësimit. Ju jap fjalën se me Gjergj Papën do të inaugurojmë parkun industrial të Korçës. Me Gjergji Papën do të ringremë të gjithë infrastrukturën e Korçës e të zonave të saj turistike. Korça në ballë të kulturës e të dijes, Korça në krye të agrobiznesit e prodhimit bujqësor, Korça turistike, Korça e prodhimit, kjo është perspektiva e Korçës.

Sikundër dua t'ju zotohem se tek lufta kundër korrupsionit qëndron e gjithë forca e projektit tonë. Ne sërish qëndrojmë për politikën e duarve të pastra, që bëri të mundur që në një vit të kontraktojmë autostrada, rrugë, ura, vepra publike më shumë se në 50 e fundit së bashku në sistemin rrugor. Kjo polikë bëri të mundur nisjen së shpejti të punime të autostradës Korçë-Qafë Thanë.

18 shkurti është dita e fitores suaj të madhe, e fitores së Korçës e gjithë Shqipërisë. Por më 18 shkurt nuk duhet të harroni se krahas shqiptarëve është edhe ‘mister kriza', i cili, për shkak të krizës së brendshme të tij, është i aftë të përpiqet ta rrezatojë krizën tek çdo qytetar shqiptar në zgjedhje. Ju bëj thirrje të votoni në respekt të plotë të njëri-tjetrit. Zgjedhje të lira e të ndershme është fitorja absolute juaja, e Korçës dhe e Shqipërisë. Zgjedhje e 18 shkurt do të jetë zgjedhjet më të lira e të mira në histori e vendit.

Këtu në Korçë janë dy rivalë, Gjergji Papa, intelektuali i shquar, biri i shpirtit, i dijes, kulturës qytetare korçare dhe përballë tij është shoku Peleshi, dosja e të cilit tre vjet më parë erdhi në zyrën time. E studiova me vëmendje të madhe, i bëra radiografinë dhe doli i prishur totalisht. Së dyti, shoku Niko, drejt Korçës e për Korçën këtë 4 vjeçar parashikohen investime në infrastrukturë, rrugë, rrugica, unazën e qytetit, autostrada, kanalizime dhe shkolla rreth 200 milion euro, por ti je i rrezikshëm edhe për 2 milion euro. Ndaj edhe në këtë aspekt je i mbetur në klasë. Së treti, shoku Niko, Korça është djepi i dijes, arsimit e kulturës. Ajo nuk ka kohë për të humbur si puna jote që ke mbetur në klasë. Korça nuk mund të mbetet në klasë. Së fundi, këtu erdhi kryetari ‘de fakto' i PS-së dhe deklaroi se Edvin Rama dhe Peleshi janë të dy zgjedhjet e tij. Por që të dy janë humbësit e zgjedhjeve të 18 shkurtit.

Ta gëzojmë së bashku fitoren e 18 shkurti. Unë i ftoj më datën 16 shkurt, ditën e premte, të gjithë shqiptarët, korçarët në sheshin Skënderbej për të festuar fitoren e madhe, fitoren më të madhe që kemi pasur ndonjëherë."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›