E Diel, 1 Nëntor 2026

Paraditen e së enjtes, Kryeministri Berisha vizitoi zonën e Devollit. Në takimin miqësor me banorët e Bilishtit, duke i falenderuar përzemërsisht për mbështetjen e tyre fisnike, kryeministri

Paraditen e së enjtes, Kryeministri Berisha vizitoi zonën e Devollit. Në takimin miqësor me banorët e Bilishtit, duke i falenderuar përzemërsisht për mbështetjen e tyre fisnike, kryeministri siguroi se në të ardhmen, jeta dhe mirëqënia e këtyre qytetarëve dhe e të gjithë shqiptarëve, do të jenë epiqendra e vëmendjes së qeverisë.

Më tej, kryeministri u shpreh:

"Erdha tek ju, per tu takuar me ju dhe për ta festuar fitoren së bashku me ju. Qytetarët të Devollit, gëzuar fitoren. Erdha tek ju, per tu ftuar te gjithëve, që diten e premte të festojme në të gjithë Shqipërine, fitoren në sheshin Skënderbej. E premtja eshte dita e parë e pranverës, për të gjithë shqiptarët sepse është dita e fitores që ata meritojnë.

Jam sot tek ju për të shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen tuaj fisnike dhe për tu siguruar se me këtë mbështetje ne do ta bëjmë jeten tuaj, jetën e fëmijëve tuaj shumë më të sigurtë, ashtu siç ju e meritoni.
Duke ju vendosur ju në epiqendër, ne do të vazhdojmë të rrisim pensionet. Ju premtuam pensionistëve, pensione minimale prej 100 mijë lekë ne qytet dhe 50 mijë lekë në fshat, ju jap fjalen e nderit pensionisteve të Devollit dhe të mbarë Shqipërisë, se ky ishte vetem stacioni i pare se asgjë nuk do ta pengojë qeverinë që të vazhdojë me rritjen e mëtejshme të pensioneve, në mënyrë që të lehtësojmë jetën e tyre.
Me votën tuaj ne do të vazhdojmë të investojmë per femijet tuaj. Së pari rritëm rrogat e arsimtarëve të Devollit dhe të mbarë Shqipërisë. Zotohemi se do ti dyfishojme ato brenda ketij mandati, se do të ndërtojmë shkolla moderne, se do të ndërtojmë konvikte moderne, se çdo femije që mbaron klasën e 9-të, do të ketë mundësi që të vazhdojë shkollën e mesme. Shqipëria ne shkolle, Shqiperia në dije është motoja jonë.

Ne ju premtuam se me votën tuaj, do të mbrojme paratë tuaja. Ne ia dolem te shpetojmë nga kthetrat e zeza dhe të pista të korrupsionit 600 milion euro, te cilat i shndërruam në pensione, në rroga, shkolla, në ura, poliklinika, në shërbime per ju.

Ju jap fjalën se këtë vit, shumë më e madhe do të jetë shuma, e cila do të vendoset në buxhetin tuaj të dytë, buxhetin me të cilën do të sigurojmë shërbime cilësore, me të cilën do të realizojmë projekte të ujesjellësit dhe shumë e shumë projekte të tjera.

Me votën tuaj ne do të ulim taksat, dhe do ta bëjmë Devollin, vendin më tërheqës, për investimet e huaja. Kam ardhur ketu përpara zgjedhjeve dhe vizitova nje rrobaqepsi te madhe në hyrje të qytetit dhe premtova se do te ulim sigurimet shoqërore dhe e bëmë atë, duke ulur me 32 % këto sigurime. Premtuam se do të ulim taksat e tjera dhe e bëmë këtë dhe sot kjo sipermarrje si te gjitha sipërmarrjet e vendit ka rritur ne menyre progresive numrin e te punesuarve.

Minierat e këtij vendi kanë një të ardhme të shkëlqyer, sepse për to po tregohet çdo ditë e më shumë interes i madh. Ne do ta shndërrojme sektorin mineral në një sektor të kërkuar.
Dje ishte dita e shen Valentinit, ndërsa sot le ti urojme Edvinit ditën e Shën Vetmisë, sepse ne jemi te bashkuar. Ai ka hyrë në një vetmi të thellë. Le ti themi rivalit te Valterit se ai nuk vjen dot ketu, sepse cdo ditë u thotë bashkëpunëtorëve të tij të afërt se, unë po humbas për vete, pas meje le të humbasin të gjithë.

Në 18 shkurt Partia Demokratike dhe koalicioni do te shenojme fitoren me te shkelqyer në tërë historinë e votimeve, por une theksoj këtu se e firorja e te gjitha fitoreve, për çdo qytetar të Bilishtit dhe të të gjithë Shqipërisë, eshte vota e lire dhe ndershme.

Para shqiptrarëve, pavarësisht nga bindjet partiake qendron vetëm një rrezik që është Mister Kriza. Ai përbën rrezik për ditën e votimit, që krizën e vet shpirtërore, të përpiqet ta përcjellë tek të tjerët.

Qëndroni të fuqidhëm në numërimin qytetar te votave. Numëroni cdo votë me ndershmëri, kontriboni, për zgjedhje të lira. Kjo është fitorja më e madhe e Bilishtit, fitorja më e madhe e Shqipërisë."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›