E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria thirrje Serbisë: Liro dy policët e Kosovës

Ministri i Jashtëm Edmon Haxhinasto

Shqipëria i ka kërkuar Serbisë lirimin e menjëhershëm të dy policëve kosovarë, të cilët u arrestuan gjatë ditës së djeshme me pretendimin e kishin kaluar kufirin.

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, duke e cilësuar veprimin si akt të ulët, e ka quajtur kapjen e policëve rrëmbim.

Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se akte të tilla kriminale të motivuara nga struktura e mentalitete të vjetra e arkaike, nuk i shërbejnë aspak frymës së re të bashkëpunimit e fqinjësisë së mirë në rajon mes vendeve që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, thuhet në këtë reagim.

Deklarata mbyllet me kërkesën se autoritetet përgjegjëse të Beogrdit të kthejnë në vendin e tyre policët e Republikës së Kosovës dhe të heqin dorë nga përsëritja e akteve të tilla në të ardhmen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›