E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në vend të ëmbëlsirave merr 5 mijë dollarë

Kalifornia Veriore, 10 gusht - Një blerës, i cili shkoi për të blerë në dyqanin e ëmbëlsirave Krispy Kreme, mori diçka më të ëmbël– 5 mijë dollarë. Shitësi në vend të pakos me krofne, i dha pakon me para.

 Dyqani Krispy Kreme në Kaliforninë Veriore mbeti duarbosh pas vizitës së një klienti.

Në fakt, blerësi mori në arkë pakon me plot para. Shitësi i pavëmendshëm, në konfuzion i dha pazarin ditor në vend të krofneve.

Për t’u siguruar nga plaçkitjet, të punësuarit pas çdo shitje vendosin paratë në qese të letrës. Kjo masë e sigurisë i kushtoi shumë shitësit fatkeq.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›