E Diel, 1 Nëntor 2026

Vokrri thërret klubet të japin kontributin e tyre

Prishtinë, 10 gusht - Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, ka kërkuar nga klubet e Kosovës të jenë sa më të përgjegjshme në mbarëvajtjen e garave të stinorit të ri, që nis më 14 gusht.
"Meqë vetëm edhe katër ditë na ndajnë nga fillimi i kampionatit të ri, u bëj thirrje të kontribuojnë në mbarëvajtjen e garave, duke shfaqur besimin se të gjithë së bashku mund t’i arrijmë synimet dhe qëllimet tona të përbashkëta, aq më parë kur jemi në prag të pranimit në mekanizmat ndërkombëtarë, me shpresë që ky do të jetë kampionati i fundit jashtë arenës ndërkombëtare", ka thënë Vokrri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›